EasyManua.ls Logo

Samsung UE40NU7192 - Kryerja E Konfigurimit Fillestar; Përdorimi I Pulti I Televizorit

Samsung UE40NU7192
324 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
04 Kryerja e konfigurimit fillestar
Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon
konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e
kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë.
Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin.
Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare.
Aplikacioni SmartThings ofrohet në pajisje celulare për "Android 6.0" e lart dhe "iOS 10" e lart.
Për të kryer nisjen nga aplikacioni SmartThings, pajisja celulare duhet të lidhet me "Wi-Fi".
Nëse dritarja e konfigurimit nuk shfaqet vetë në aplikacionin SmartThings të pajisjes celulare, vijoni me
procesin pas shtimit manual të televizorit te Shto pajisje në panelin e aplikacionit SmartThings.
Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit (
> Cilësimet > Të përgjithshme >
Fillo konfigurimin).
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur
mjedisit tuaj të shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me anë të butonit Pulti i televizorit poshtë televizorit dhe më pas përdorni menynë
e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur pulti shtypet ndërsa televizori është ndezur. Për më shumë
informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më poshtë.
Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet filmi mbrojtës në stemën SAMSUNG ose poshtë televizorit. Hiqni
membranën mbrojtëse.
Menyja e komandimit
: Fik : Vol. lart
: Kan. lart : Vol. poshtë
: Kan. poshtë : Burimi
Pulti i televizorit / Sensori i telekomandës
Shtyp: Lëviz
Shtyp dhe mbaj: Zgjidh
Pulti i televizorit gjendet në pjesën e poshtme të televizorit.
Shqip - 12

Table of Contents

Related product manuals