EasyManua.ls Logo

Tesla 32T303BHS - Masat Paraprake

Tesla 32T303BHS
88 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
16
ALB
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni televizorin. Ruajeni këtë manual me udhëzime në një vend të sigurt, për
ta përdorur në të ardhmen.
Mos i bllokoni dhe mos i mbuloni hapjet e ventilimit në anën e pasme të televizorit.
Mos fusni sende të asnjë lloji në vendet e hapura dhe portat, meqenëse këto sende mund të bëjnë kontakt me pjesë që
përcjellin elektricitet ose të krijojnë qark të shkurtër, gjë që shkakton zjarr, shok elektrik ose dëmton pajisjen.
Mos u përpiqni të hapni televizorin sepse mund ta dëmtoni. Brenda televizorit nuk ka pjesë që ju do të mund t’i riparonit
vetë. Për të riparuar televizorin, drejtojuni personave të kualifikuar.
Mos e prekni me gishta sipërfaqen e ekranit sepse kështu mund ta gërvishtni ose dëmtoni atë.
Mos shtypni mbi ekranin e televizorit asnjë objekt të fortë, sepse do ta dëmtoni rëndë ekranin.
Hiqeni televizorin nga priza në këto kushte:
Nëse nuk do ta përdorni televizorin për një kohë të gjatë;
Nëse kordoni i spinës është i dëmtuar;
Ndiqni udhëzimet për instalimin dhe përshtatjen e produktit. Azhurnojini cilësimet që mbulohen në këtë manual
udhëzues, meqenëse caktimi i gabuar i cilësimeve të tjera mund të shkaktojë dëme. Nëse ndodh kështu, hiqeni
televizorin nga priza dhe drejtojuni servisit.
Nëse televizori ka pësuar goditje ose ka rënë në tokë dhe është dëmtuar.
Mos vini asgjë mbi kabllon e korrentit dhe atë të sinjalit dhe mos i shkelni këto kabllo.
Vendosini kabllot në mënyrë të tillë që të mos pengohet askush në to.
Mos e tejngarkoni kabllon e korrentit ose prizën e energjisë elektrike.
Mbajini larg lagështirës kabllon e korrentit dhe atë të sinjalit.
Mos e vendosni televizorin në ndonjë tavolinë ose mbajtëse të lëkundshme.
Vendoseni televizorin në një vend ku ka ajrim të mirë.
Mos e përdorni në zona të ftohta ose me lagështi. Mbrojeni televizorin nga mbinxehja.
Mbajeni larg dritës së diellit.
Aparati nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimit dhe spërkatlave të lëngjeve. Mos vendosni mbi televizor objekte të
mbushura me lëngje, siç janë vazot e luleve.
Mos e përdorni televizorin në vende ku ka pluhur.
Pastrojeni pluhurin nga televizori duke fshirë ekranin dhe pjesën tjetër me një rrobë të butë e të pastër ose duke përdorur
ndonjë lëndë të posaçme për pastrim.
Gjatë pastrimit, mos e shtypni fort ekranin.
Mos përdorni ujë ose ndonjë pastrues tjetër kimik për ta pastruar ekranin, sepse kështu mund të dëmtoni sipërfaqen e tij.
Kujdes: Për ta bërë këtë, duhen dy veta.
Për të garantuar që instalimi kryhet si duhet dhe pa rrezik, veproni sipas këtyre shënimeve:
• Kontrolloni nëse muri mund të mbajë peshën e televizorit dhe atë të mbajtëses që montohet në mur.
• Ndiqni udhëzimet e montimit, të cilat jepen në doracakun shoqërues të mbajtëses së murit.
• Sigurohuni të përdorni vetëm vida që janë të përshtatshme për materialin e murit.
Sigurohuni që kabllot e televizorit të vendosen në mënyrë të tillë që të mos shkaktojnë rrezik që dikush të pengohet prej
tyre.
• Këtu vlejnë edhe të gjitha udhëzimet e tjera të sigurisë lidhur me televizorin tonë.
HYRJE
Masat paraprake
Produkti
Furnizimi me energji elektrike dhe priza
Kablloja e korrentit dhe kablloja e sinjalit
Vendi i përdorimit
Pastrimi
Fiksimi i televizorit në mur