EasyManua.ls Logo

Thermo ONIX CONNECT - Page 77

Thermo ONIX CONNECT
85 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
76
SQ
4. Ndërfaqja e kontrollit (HMI)
Kur pajisja vihet në prizë për herë të parë, ajo punon në modalitetin "Eco+"
Modaliteti “ECO +”:
Ngrohësi i ujit mëson rutinën tuaj dhe ngroh vetë sasinë e ujit që ju duhet çdo ditë, duke garantuar
ekuilibrin më të mirë midis rehatisë dhe kursimit. Ky modalitet është projektuar për njerëzit që kanë rutina
të rregullta. Nëse ikin dritat ose nëse kaloni në modalitetin manual, programimi kthehet në vlerën fillestare.
Modaliteti manual:
Ju lutem, vini re: Temperatura e përcaktuar është temperatura e ujit që mbahet në depozitë dhe që
mundëson arritjen e sërishme të një vlere të dhënë V40.
Sasia e ujit të nxehtë (ose V40) është vëllimi i ujit të disponueshëm në rubinet, me temperaturë mesatare
të përdorimit prej 40°C. Përftohet duke përzier ujin e ftohtë që vjen nga ujësjellësi me ujin e nxehtë të
depozitës.
Cilësimi i personalizuar i sasisë ujit nxehtë, në vlerat nga 1 në 5. Për ta ndryshuar këtë cilësim,
temperatura e përcaktuar për ujin që mbahet në depozitë (shihni shënimin më sipër) ndryshohet
duke shtypur butonin "+/-" disa herë për të rritur vlerën e temperaturës së përcaktuar (kthehet në nivelin
1 pas nivelit 5)
Segmentet pulsojnë = uji po ngrohet
Segmentet qëndrojnë ndezur = uji është ngrohur dhe gati për t'u përdorur
Modaliteti i mospërdorimit:
Kur pajisja elektroshtëpiake nuk përdoret për periudha të gjata kohore, ky modalitet e mban temperaturën
në rreth 7°C (për të parandaluar ngrirjen).
Për të dalë nga ky modalitet: shtypni butonin "ECO+" ose modalitetin manual.
Nëse ktheheni në modalitetin "ECO+", ngrohësi i ujit do të ketë ruajtur në kujtesë programimin që keni
bërë më herët.
Nëse dilni nga ky modalitet, do të aktivizohet cikli kundër baktereve legionela (aktivizohet vetë çdo 30
ditë ose sa herë që sistemi del nga modaliteti i mospërdorimit): uji mbahet në temperaturën 62°C për 1
orë me qëllim që të pengojë shumimin e baktereve.
Kalimi i ndërfaqes në modalitetin e pritjes:
Nëse nuk shtypni gjë për 20 sekonda, dritat e ekranit të ndërfaqes errësohen dhe, pas një minute, fiken plotësisht
nëse pajisja nuk është duke ngrohur ujë.
Çelësi për modalitetin aktual ("manual", "mospërdorim" ose "Eco+") dhe butoni i rrjetit valor (nëse ngrohësi i ujit
është i lidhur me të) pulson ngadalë çdo 10 sekonda.
Nëse i shtypni shkurtimisht çelësat ("mospërdorim", "manual" ose "Eco+"), ekrani do të dalë nga modaliteti i pritjes.
Fikja e ekranit:
Shtypni njëkohësisht butonat dhe ("mospërdorim" dhe "Eco+") për 3 sekonda për ta fikur plotësisht
ekranin. Ekrani mund të ndizet sërish për një kohë të shkurtër duke shtypur cilindo buton, por, pas disa sekondash,
fiket përsëri. Pajisja vazhdon të punojë normalisht.
Ekrani mund të ndizet sërish i gjithi duke shtypur të njëjtët butona në të njëjtën mënyrë.
Manuali i instalimit: Montimi i ngrohësit të ujit
SQ
Modaliteti i mospër-
dorimit
(kundër ngrirjes)
Butoni me prekje i
rrjetit valor (Wi-Fi)
Modaliteti manual
Treguesi i ujit të nxehtë
të disponueshëm dhe i
ngrohjes (pika e ujit)
Modaliteti "ECO+"
Modaliteti i përforcimit