EasyManua.ls Logo

Thermo ONIX CONNECT - Page 79

Thermo ONIX CONNECT
85 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
78
SQ
5. Opsioni i lidhjes me rrjetin valor
Kjo pajisje ka opsionin e lidhjes me rrjetin valor (Wi-Fi), çka ju mundëson ta aktivizoni ose programoni
nga larg, nga smartfoni ose tableti.
Për ta bërë të mundur diçka të tillë, duhet të siguroni aksesorët e mëposhtëm:
• Një ruter ose portal për internetin
• Aplikacioni "Cozytouch"
(lexo: kózi taç) i përshtatshëm për sistemet iOS dhe Android.
Shkarko falas nga dyqanet e aplikacioneve "Apple"
Pas instalimit të aplikacionit, sigurohuni të përdorni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për ruterin ose
portalin tuaj të internetit dhe hapni aplikacionin "Cozytouch". Ndiqni udhëzimet për të hapur llogarinë dhe
pastaj bashkoni pajisjen.
Mund të skanoni kodin QR në HMI për ta identikuar dhe bashkuar pajisjen tuaj me lehtësi.
Pasi të përfundojë procedura (procedura për instalimin e aplikacionit), kontrolloni emailin që keni
përdorur për hapjen e llogarisë, me qëllim që të aktivizoni llogarinë. Më pas, mund të hyni në llogari dhe
të përdorni të gjitha shërbimet tona.
E RËNDËSISHME: gjatë procesit të lidhjes në çift të pajisjes me pajisjet e tjera:
Ju lutem, sigurohuni ta mbani smartfonin (ose tabletin) pranë ngrohësit të ujit.
Produkti do të lëshojë sinjale akustike disa herë (kjo është krejt normale)
SHËNIM: Sinjali i rrjetit valor (Wi-Fi) në zonën ku instalohet produkti duhet të jetë mjaftueshëm i fortë. Nëse
paraqitet nevoja (sinjali është tepër i dobët ose mungon fare), rekomandojmë të instaloni një repetitor për
frekuenca 2,4 GHz.
Manuali i instalimit: Lidhja me rrjetin elektrik dhe ndezja
SQ
Kodi QR