EasyManua.ls Logo

AEG ABE818F6NC - Page 61

AEG ABE818F6NC
76 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përmasat e përgjithshme ¹
D1 mm 549
¹ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes
pa dorezën
Hapësira e kërkuar në përdorim ²
H2 (A+B) mm 1816
W2 mm 560
D2 mm 552
A mm 1780
B mm 36
² lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes
duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e
nevojshme për qarkullimin e lirshëm të
ajrit të ftohjes
Hapësira e përgjithshme e kërkuar në
përdorim ³
H3 (A+B) mm 1816
W3 mm 780
D3 mm 1085
³ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes
duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e
nevojshme për qarkullimin e lirshëm të
ajrit të ftohjes, plus hapësirën e
nevojshme për të lejuar hapjen e derës
në këndin minimal që lejon heqjen e të
gjitha pajisjeve të brendshme
3.2 Vendndodhja
Për të garantuar funksionimin optimal të
pajisjes, ju nuk duhet ta instaloni pajisjen
pranë burimeve të nxehtësisë (furra,
soba, radiatorë, furnela ose pianura) ose
në një vend ku bie direkt dielli.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
rreth e qark pjesës së pasme të dollapit.
Kjo pajisje duhet të instalohet në ambient
të brendshëm në një vend të thatë dhe të
ajrosur mirë.
Kjo pajisje është prodhuar për t’u
përdorur në temperaturë ambienti që
varion nga 10°C në 43°C.
Funksionimi i saktë i pajisjes
mund të garantohet vetëm
brenda diapazonit të
specifikuar të temperaturës.
Nëse keni dyshime rreth
vendit të instalimit të
pajisjes, kontaktoni me
shitësin, shërbimin për
klientin ose Qendrën më të
afërt të Autorizuar të
Shërbimit.
Pajisja duhet të mund të
shkëputet lirisht nga korrenti.
Për këtë, spina duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas
instalimit.
3.3 Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
Kjo pajisje është në përputhje me
Direktivat E.E.C.
3.4 Kërkesat për ventilim
Lëvizja e ajrit mbrapa pajisjes duhet të
jetë e mjaftueshme.
SHQIP 61

Related product manuals