Funksionet e
nxehjes
Aplikimi
Tharja
Për të tharë frutat e prera në feta, zarzavatet dhe kërpudhat.
Ngrohja e pjatave
Për të ngrohur paraprakisht pjata që do të shërbehen.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe
madhësia e ushqimit të ngrirë.
Au Gratin
Për gatime si lazanja apo gratin me patate. Për të bërë gratina dhe për të
karamelizuar.
Gatim i ngadaltë
Për të përgatitur rosto të buta dhe me lëng.
Mbaj ngrohtë
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë
funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura
e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për
më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi":
Pjekje vent. me lagështirë.
AVULL
Funksioni e
ngrohjes
Aplikimi
Krijim avulli
Ringrohja e ushqimit me avull parandalon tharjen e sipërfaqes. Nxehtësia
shpërndahet në një mënyrë të butë dhe të njëtrajtshme, që lejon rikuperimin e shijes
dhe aromës së ushqimit njësoj si të ishte i sapogatuar. Ky funksion mund të përdoret
për ta ringrohur ushqimin direkt në një pjatë. Ju mund të ringrohni më shumë se një
pjatë në të njëjtën kohë, duke përdorur pozicione të ndryshme të ndarjeve.
Funksioni i picës
Pjekja e picës.
Pjekja e Bukës
Përdoreni këtë funksion për të pjekur bukë dhe simite me rezultate shumë të mira sa i
përket fortësisë, ngjyrës dhe shkëlqimit të kores.
18 SHQIP