EasyManua.ls Logo

AEG DGE5861HM - Udhëzimet Për Sigurinë

AEG DGE5861HM
296 pages
Go to English
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të
pajisjes.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike,
zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë
pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese
dhe qesen mbrojtëse.
Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit
në një vrimë muri, përveçse kur vrima
është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në
pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të
tokëzohet.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e
papërshtatshme mund ta nxehë shumë
terminalin.
Lidheni pajisjen në fund të instalimit.
Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i
arritshëm pas montimit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike.
Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime
gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime
të tjera.
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me
pajisjen.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg
nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe
skuqjes.
Mos përdorni skara elektrike të
pambuluara.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
mbështetëse.
Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose
pajisje të ngjashme optike për të parë
direkt te drita e pajisjes.
Nëse pajisja funksionon me pajisje të
tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet
të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
247

Table of Contents

Related product manuals