EasyManua.ls Logo

AEG DPB3632S - Udhëzimet Për Sigurinë

AEG DPB3632S
272 pages
Go to English
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e
shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas
rregullave të instalimeve elektrike.
Mos gatuani me flakë nën pajisje:
Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose
shpërthyese dhe avuj.
Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të
parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë,
pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike
për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm
detergjente neutrale.
Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj)
dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të
parandaluar rrezikun e zjarrit.
Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të
pajisjes.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike,
zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë
pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese
dhe qesen mbrojtëse.
Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit
në një vrimë muri, përveçse kur vrima
është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në
pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të
tokëzohet.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
225

Table of Contents

Related product manuals