EasyManua.ls Logo

AEG DPB3640M - Zgjidhja E Problemeve

AEG DPB3640M
276 pages
Go to English
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
2. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë, më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
3. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer
me detergjente jo gërryese ose në një
lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në
temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.
Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo
nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
4. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -
(opsional)
PARALAJMËRIM!
Në varësi të llojit, filtri mund të
rigjenerohet ose nuk mund të
rigjenerohet. Referojuni broshurës që
shoqëron filtrin.
Për të ndërruar filtrin:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës”
në këtë kapitull.
2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme
të filtrit.
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë, më pas tërhiqeni.
4. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
Në çdo rast, është e nevojshme që të
ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
6.4 Ndërrimi i llambës
Kjo pajisje është e pajisur me një llambë
LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga
një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni
pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e
sigurisë”.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me
furnizimin me energji ose nuk është
lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pajisja është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i
keqfunksionimit është siguresa.
Nëse siguresa digjet vazhdimisht,
kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
229

Table of Contents

Related product manuals