EasyManua.ls Logo

Bosch TR4000 - Përdorimi I Pajisjes

Bosch TR4000
36 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Pastrimi
24
TR4000 – 6 720 876 041 (2018/04)
2.1.1 Elementi i funksionimit
1 Ekrani i statusit
2.2 Përdorimi i pajisjes
2.2.1 Ndezja dhe fikja e pajisjes
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur hapet
rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sërish nëse mbyllet rubineti.
Cilësimi i parazgjedhur i fabrikës për temperaturën e daljes së ujit të
ngrohtë është 55 °C.
Shënim: Njësia e kontrollit elektronik e dallon temperaturën e hyrjes së
ujit dhe shpejtësinë e qarkullimit dhe rregullon automatikisht konsumin
e energjisë për të arritur temperaturën e caktuar të daljes së ujit (deri në
kufirin e fuqisë).
Rritja e temperaturës së ujit
Nëse temperatura e furnizimit të ujit është e ulët dhe shpejtësia e
qarkullimit është e lartë, atëherë mund të ndodhë që të mos arrihet
temperatura e daljes së ujit sepse tejkalohet kufiri i fuqisë. Kjo
sinjalizohet me anë të pulsimit të shpejtë të ekranit të statusit.
Nëse ndodh kështu, atëherë mbylleni lehtë rubinetin e ujit nga e
ngrohta.
2.2.2 Ekrani i statusit
2.2.3 Ndezja pas ndërprerjes së rrymës
Hapni rubinetin e ujit nga e ngrohta plotësisht dhe lejoni që uji të
rrjedhë derisa të jetë i ngrohtë.
2.2.4 Përdorimi i pajisjes pas mbylljes së furnizimit me ujë
Fikni pajisjen (zhvidhosni siguresën në kutinë e siguresave).
Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë dhe mbajeni të hapur derisa ajri të
ketë dalë krejtësisht jashtë nga tubi i ujit.
Ndizeni përsëri siguresën.
Hapeni plotësisht rubinetin e ujit të ngrohtë dhe lëreni ujin të rrjedhë
për të paktën një minutë.
Vetëm atëherë (për arsye sigurie) pajisja do të fillojë të ngrohet.
Pajisja tani është gati për përdorim.
2.2.5 Përdorimi gjatë dimrit
Shënim: Gjatë dimrit mund të ndodhë që temperatura e ujit të ulet dhe
nuk arrihet më temperatura e dëshiruar e ujit në dalje.
Ulni qarkullimin e ujit në rubinet derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ujit.
3 Pastrimi
Fshijeni pajisjen vetëm duke përdorur një leckë të butë.
Mos përdorni për pastrim materiale acide ose gërryese.
Mos përdorni pastrues me avull.
4 Shërbimi i klientit
Ne ju kërkojmë që kur telefononi inxhinierin e shërbimit të klientit të
jepni gjithmonë numrin e serisë BOSCH (SNR/TTNR) të pajisjes. Ju do të
gjeni numrat në pllakëzën e parametrave në anën e brendshme të
kapakut të përparmë .
Informacioni i kontaktit për vendin tuaj mund të gjendet në faqet e fundit
të këtyre udhëzimeve.
5 Hedhja e pajisjes duke respektuar mjedisin
Hidheni ambalazhin në mënyrë të tillë që të mos dëmtoni mjedisin.
Mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
LED Statusi i pajisjes
Fikur Fikur
Ndizet në të gjelbër Ndezur
Pulson në të gjelbër
(1/s)
Nuk arrihet temperatura e vendosur;
shpejtësia e qarkullimit të ujit është tepër e
lartë për klasifikimin e pajisjes (pajisja ka
arritur kufirin e fuqisë).
Pulson në të gjelbër
(2/s)
Faza e shpëlarjes me ujë të ftohtë
Pulson në të kuqe Shikoni “Ka ndodhur një avari, çfarë duhet të
bëj?”
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën
Evropiane 2012/19/EU në lidhje me pajisjet elektrike dhe
elektronike të përdorura (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike – WEEE).
Udhëzuesi përcakton kuadrin për kthimin dhe riciklimin e
pajisjeve të përdorura që aplikohet në
BE .
Kërkojini shitësit të specializuar rreth ambienteve aktuale
për hedhjen e pajisjeve.

Other manuals for Bosch TR4000

Related product manuals