EasyManua.ls Logo

Bosch Tronic 4000 T 50 EBP - Page 265

Bosch Tronic 4000 T 50 EBP
308 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
265
Tronic 4000 T – 6721843807 (2023/01)
H Punimet elektrike
Punimet elektrike mund t'i kryejnë vetëm specialistët për
instalimet elektrike.
Përpara fillimit të punimeve elektrike:
Stakoni energjinë elektrike në të gjitha fazat dhe sigurojeni
kundër rindezjes.
Sigurohuni për mungesën e energjisë elektrike.
Kini gjithashtu parasysh skemat e lidhjes së komponentëve
të tjerë të sistemit.
H Montimi, modifikimet
Montimi i pajisjes, si dhe ndryshimet e mundshme në lidhje
me instalimin e saj mund të kryhen vetëm nga një
nënkontraktor i autorizuar.
Mos e pengoni kurrë tubin ajrues të valvulës së çlirimit të
presionit.
Linja e shkarkimit nga valvula e çlirimit të presionit duhet të
instalohet për poshtë në një pikë pa ngricë dhe duhet
gjithashtu të qëndrojë e hapur ndaj atmosferës.
Gjatë ngrohjes mund të çlirohet ujë nga tubi i shkarkimit të
valvulës së çlirimit të presionit.
H Mirëmbajtja
Mirëmbajtja duhet të kryhet vetëm nga një nënkontraktor i
autorizuar.
Hiqeni gjithnjë pajisjen nga korrenti përpara se të kryeni
punime mirëmbajtjeje.
Përdoruesi është përgjegjës për sigurinë dhe
pajtueshmërinë ekologjike të instalimit dhe/ose të
mirëmbajtjes.
Duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar mund të ndërrohet
vetëm nga prodhuesi, shërbimi i prodhuesit pas shitjes ose
profesionistë të kualifikuar për parandalimin e rrethanave
të rrezikshme.
H Inspektimi dhe mirëmbajtja
Inspektimi dhe mirëmbajtja e rregullt janë premisa për
funksionimin e sigurt dhe ekologjik të sistemit.
Ne rekomandojmë të lidhni një kontratë vjetore inspektimi dhe
mirëmbajtjeje me prodhuesin.
Punimet duhet të kryhen vetëm nga një nënkontraktor i
miratuar.
Eliminojini menjëherë të gjitha defektet e identifikuara.
Çdo situatë që devijon nga kushtet e përshkruara tek udhëzimet
duhet vlerësuar nga një specialist i miratuar. Nëse ka miratim
për këtë, specialisti duhet të specifikojë një katalog të
kërkesave të mirëmbajtjes, që marrin parasysh konsumimin
dhe kushtet e posaçme të punës dhe që pajtohen me të gjitha
standardet dhe kërkesat e shtetit dhe të përdorimit.
H Dorëzimi te përdoruesi
Me dorëzimin e sistemit të paneleve diellore, shpjegojini
operatorit mënyrën dhe kushtet e përdorimit.
Shpjegoni përdorimin - me theks të veçantë mbi të gjitha
veprimet në lidhje me sigurinë.
Vini në dukje se konvertimi ose riparimi duhet kryer vetëm
nga një nënkontraktor i licencuar.
Gjithashtu vini në dukje nevojën për inspektim dhe
mirëmbajtje parandaluese për përdorim të sigurt dhe
ekologjik.
Dorëzojani përdoruesit udhëzimet e instalimit dhe të
përdorimit për t'i ruajtur diku.
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi
dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në
përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana
e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën
vëzhgim.“
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me
kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet.“

Table of Contents

Related product manuals