EasyManua.ls Logo

LG OLED55E7N

LG OLED55E7N
256 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
SHQIP
2
Vini re! Udhëzime sigurie
KUJDES
RREZIK ELEKTROSHOKU -
MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E ELEKTROSHOKUT, MOS E HIQNI
KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË
RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT
KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e "tensionit të rrezikshëm" të paizoluar brenda
kasës së produktit, që mund të jetë i një shkalle të mjaftueshme
për të përbërë rrezik elektroshoku për njeriun.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e udhëzimeve të rëndësishme të përdorimit dhe të
mirëmbajtjes (shërbimit) në dokumentacionin që shoqëron
pajisjen.
VINI RE: PËR TË ULUR RREZIKUN E ZJARRIT OSE
ELEKTROSHOKUT, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE
LAGËSHTISË.
PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT,
MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA
EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Mos e vendosni televizori në dhe telekomandën në mjediset si më
poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështi si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të
tjera që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të
ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike,
keqfunksionim ose deformim të produktit.
Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për
përdorim.
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e
spinës janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën
plotësisht ose largoni pluhurin. Ju mund të pësoni elektroshok për
shkak të lagështisë së tepërt.
Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të
tokëzuar. (Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.) Mund të pësoni
elektroshok ose të lëndoheni.
Fiksoni plotësisht kabllon elektrike në prizë, përndryshe, nëse
kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë
zjarr.
Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të
nxehta si p.sh. me një ngrohës. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose
goditjeje elektrike.
Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot
elektrike. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje
elektrike.
Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të
jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut. Kjo mund
të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë
goditje elektrike.
Kur të montoni televizori në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni
televizori në duke e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa
televizori së, pasi mund të shkaktojë zjarr/ goditje elektrike.
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa
ndarje. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të
mbinxehjes.
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e
jashtme. Në të kundërt, kjo mund t’ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
Mbajeni materialin e paketimit ose ambalazhin e vinilit kundër
lagështisë larg nga fëmijët. Materiali kundër lagështisë është i
dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje, detyrojeni personin
ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej
vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te televizori ja. Në të
kundërt, televizori ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë
lëndime të rënda.
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen
e tyre nga fëmijët. Nëse ndodh që fëmija t’i gëlltisë, dërgojeni
menjëherë te doktori.
Mos futni sende/përçues metalikë (si p.sh. shufra metalike/lugë/
pirunë/kaçavida) në skajin e kordonit elektrik kur spina është futur
në prizë. Gjithashtu, mos e prekni spinën menjëherë pas heqjes nga
priza. Ju mund të pësoni elektroshok.
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri
ose shpërthimi.

Related product manuals