EasyManua.ls Logo

LG OLED55E7N

LG OLED55E7N
256 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
SHQIP
12
Licencat
Licencat e mbështetura mund të ndryshojnë sipas modelit. Për më
shumë informacion rreth licencave, vizitoni www.lg.com.
Njoftim për softuerin me
burim të hapur
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, sipas GPL,
LGPL, MPL dhe licencave të tjera të hapura të burimit, vizitoni faqen
http://opensource.lge.com.
Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara të licencës,
refuzimet për garanci dhe shënimet për të drejtën e autorit janë të
disponueshme për shkarkim.
LG Electronics do t’ju sigurojë gjithashtu pajisjen e kodit burim të
hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon kostot për kryerjen e një
dërgimi të tillë (si p.sh. koston e medias, dërgimin dhe transportimin)
nëpërmjet një kërkese me email te opensource@lge.com. Kjo ofertë
është e vlefshme për tre (3) vjet që nga data e blerjes së këtij produkti.
Konfigurimi i pajisjes së
jashtme të kontrollit
Për të marrë informacion rreth konfigurimit të pajisjes së jashtme të
kontrollit, vizitoni www.lg.com.
Zgjidhja e problemeve
Televizori nuk mund të kontrollohet nga telekomanda.
Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.
Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe
telekomandës.
Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë instaluar
siç duhet ( , ).
Nuk nxjerr as figurë as zë.
Kontrolloni nëse produkti është ndezur.
Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.
Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur produkte
të tjera.
Televizori fiket papritmas.
Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë
ndërprerë rryma.
Kontrolloni nëse te cilësimet Kohëmatësit është aktivizuar funksioni
Kohëmatësi i fikjes / Çaktivizimi i kohëmatësit.
Kontrolloni nëse Fikja automatike është aktive në cilësimet
përgjithshme Modaliteti Eco.
Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të fiket
automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive.
Kur lidheni me PC-në (HDMI), afishohen mesazhet “S’ka sinjal” ose
“Format i pavlefshëm”.
Fikni/ndizni televizori në me anë të telekomandës.
Rilidhni kabllon HDMI.
Rindizni PC-në me televizori në e ndezur.

Related product manuals