EasyManua.ls Logo

LG OLED55E7N

LG OLED55E7N
256 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
SHQIP
13
Ekran jonormal
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një dritë”
të vogël kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me
televizori në.
Paneli është produkt i avancuar që përmban miliona pikëza. Ju
mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të
shndritshme (i bardhë, i kuq, i kaltër ose i gjelbër) me një madhësi
prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk
ndikon në performancën dhe në besueshmërinë e produktit. Ky
fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në
varësi të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë). Ky fenomen
shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me
performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për kohë të gjata mund të
shkaktojë mbetje figure. Evitoni shfaqjen e figurave të palëvizshme
për kohë të gjata në ekranin e televizorit.
Gjatë kryerjes së funksionit Rifreskuesi i pikselave mund të shfaqen
disa vija horizontale. Kjo është normale dhe nuk ka nevojë të
shqetësoheni.
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
televizori ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike
plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e
zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik.
Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një
zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron
një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin. Kjo
është në varësi të produktit. Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në
performancën dhe besueshmërinë e produktit.
Specifikimet
Specifikimet e modulit të valëve
Duke qenë se kanalet e bandës mund të ndryshojnë sipas shtetit,
përdoruesi nuk mund të ndryshojë apo të rregullojë frekuencën
funksionale. Ky produkt është konfiruruar për tabelës rajonale të
frekuencave.
Për t’u marrë parasysh nga përdoruesi, pajisja duhet të instalohet
dhe të vihet në punë në një distancë prej së paku 20 cm midis pajisjes
dhe trupit.
Specifikimet e modulit të valëve (LGSBWAC72)
Wireless LAN (IEEE 802.11a/b/g/n/ac)
Shkalla e frekuencës Fuqia në dalje (Maks.)
2400 në 2483,5 MHz
5150 në 5725 MHz
5725 në 5850 MHz (Për vendet
jashtë BE-së)
14 dBm
16,5 dBm
11,5 dBm
Bluetooth
Shkalla e frekuencës Fuqia në dalje (Maks.)
2400 në 2483,5 MHz 8,5 dBm
* “IEEE802.11ac nuk disponohet në të gjitha shtetet.
Moduli “CI” (Gj x L x Th)
100,0 mm x 55,0 mm x 5,0 mm
Kushtet e
mjedisit
Temperatura
gjatë
funksionimit
0 °C deri në 40 °C
Lagështia
gjatë
funksionimit
Më pak se 80 %
Temperatura
e ruajtjes
-20 °C deri në 60 °C
Lagështia
gjatë
ruajtjes
Më pak se 85 %

Related product manuals