EasyManua.ls Logo

Midea SIDE BY SIDE Series - Page 331

Midea SIDE BY SIDE Series
383 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
08
AL
Ndërrimi i dritës
Çdo ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
MBANI PARASYSH
Ky produkt përmban dy burime drite të efikasitetit energjetik (G).
Lidhja e pajisjes
Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza.
MBANI PARASYSH
Pas lidhjes së kordonit të furnizimit me energji (ose spinës) me prizën, prisni 2 ose 3 orë
përpara se të vendosni ushqime te pajisja. Nëse vendosni ushqime përpara se pajisja të jetë
ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të
nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më
shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit të energjisë.
Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të mjaftueshëm.
Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
Ju lutemi të respektoni hapësirat e distancave që tregohen te kapitulli "Instalimi".
Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të mundur
përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet sa më shumë të
jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda pajisjes për ta
mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
Për të pasur hapësirë më të madhe (p.sh. për ushqimet e mëdha të ftohta/të ngrira),
sirtarët e mesit mund të hiqen. Sirtarët e sipërm dhe të poshtëm duhet të hiqen të
fundit nëse është e nevojshme.
Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që përdorimi i
energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose gjysmë bosh.
Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t’i futni në frigorifer/ngrirës. Ushqimet
që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
Lërini ushqimet e ngrira të shkrijnë në frigorifer. Ftohtësia e ushqimeve të ngrira ul
konsumin e energjisë në sektorin e frigoriferit dhe kështu rrit efikasitetin e energjisë.
Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për aq sa ju
nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet ndihmon në uljen
e konsumit të energjisë.
Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që dyert të
mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të panevojshme.

Table of Contents

Related product manuals