EasyManua.ls Logo

Philips FC9747/09 - Page 76

Philips FC9747/09
122 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
76
Shqip
-
Hiqini bateritë nga produkti nëse nuk do ta përdorni për njëfarë kohe.
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të
takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë
alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i
hidhni.
-
Mos i lini brenda produktit bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.
Kujdes
-
Grykëza TriActive LED përmban drita LED. Mos shikoni direkt te burimi i dritës (Fig. 1).
-
Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve.
-
Pastrojeni grykëzën vetëm me një leckë të njomë. Kontrolloni rregullisht vrimën e thithjes në pjesën
e poshtme të grykëzës. Hiqni fijet dhe qimet nga vrima e thithjes për të siguruar funksionimin e
duhur.
-
Përveç baterive njëpërdorimëshe 1,5 V AA, mund të përdorni edhe bateri të rikarikueshme 1,5 V AA
në grykëzën LED që funksionon me bateri. Bateritë e rikarikueshme duhet t'i rikarikoni në një
karikues të veçantë për bateri.
-
Nëse pastroni me ujë filtrin që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara se ta
vendosni sërish në pajisje. Mos e thani filtrin nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose
në tharëse rrobash. Ndërrojeni filtrin që mund të lahet nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet
ose nëse është dëmtuar.
-
Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë
zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e
aksesorëve").
-
Rregullojeni gjithmonë tubin në gjatësinë më të shkurtër kur fusni pjesën e ngritur të parkimit në
grykëz në folenë e parkimit në pjesën e poshtme për të ruajtur pajisjen.
-
Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose
drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips"
në vendin tuaj (shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat
normale të shtëpisë (Fig. 2).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.

Related product manuals