EasyManua.ls Logo

Philips FC9747/09 - Page 77

Philips FC9747/09
122 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
77
Shqip
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Hiqni bateritë njëpërdorimëshe nga produkti kur ato të jenë shkarkuar dhe kur hidhni produktin. Për të
hequr bateritë njëpërdorimëshe, shihni udhëzimet për vendosjen dhe/ose heqjen e baterive në
manualin e përdorimit.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni
mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për
një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku
ndodheni.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Fuqia e thithjes është
e pamjaftueshme.
Ena e pluhurit është plot. Zbrazeni enën e pluhurit.
Filtrat janë të papastër. Pastroni ose zëvendësoni filtrat.
Fuqia e thithjes është
vendosur në një cilësim
të ulët.
Rrisni fuqinë e thithjes me rregullatorin në pajisje
ose në dorezë.
Grykëza, tubi ose zorra
janë të bllokuara.
Për të hequr pengesën, shkëputni pjesën e
bllokuar dhe lidheni (nëse është e mundur) nga
ana tjetër. Ndizni fshesën për të kaluar me
detyrim ajër përmes pjesës së bllokuar në
drejtimin e kundërt.
Kur përdor fshesën
ndonjëherë ndiej
goditje elektrike.
Fshesa grumbullon
elektricitet statik. Sa më e
ulët të jetë lagështira e
ajrit, aq më shumë
grumbullon pajisja
elektricitet statik.
Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur shpesh tubin
kundrejt objekteve të tjera metalike në dhomë
(për shembull këmbët e një tavoline apo karrigeje,
një kalorifer, etj). Mund të rrisni gjithashtu nivelin
e lagështirës së ajrit në dhomë.
Grykëza me drita nuk
funksionon.
Fuqia thithëse është
vendosur në një cilësim
shumë të ulët në mënyrë
që sensori të funksionojë.
Vendoseni fuqinë thithëse në një cilësim më të
lartë për të aktivizuar sensorin dhe dritat LED do
të ndizen.
Bateritë njëpërdorimëshe
nuk bien në kontakt të
plotë me etiketat e
baterive ose nuk janë
futur siç duhet në folenë
e baterive.
Hiqi kapakun e folesë së baterive dhe futini
bateritë njëpërdorimëshe siç duhet. Sigurohuni
që polet - dhe + të jenë në drejtimin e duhur.
Bateritë janë shkarkuar. Ndërroni bateritë njëpërdorimëshe të shkarkuara
me të reja. Nëse përdorni bateri të rikarikueshme
1,5 V, rikarikojini ato në një karikues të veçantë për
bateri.

Related product manuals