EasyManua.ls Logo

Philips LatteGo 5500 Series - Profili i vizitorit; Rregullimi i cilësimeve të makinës; Caktimi i fortësisë së ujit; Rregullimi i cilësimeve të bluarjes

Philips LatteGo 5500 Series
570 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
335
Shqip
Shqip
Mund ta riktheni gjithmonë makinën në gjendjen fillestare (shih 'Rikthimi në cilësimet fillestare').
Profili i vizitorit
Makina juaj është e pajisur me një profil vizitori. Ikona e profilit çaktivizohet kur zgjidhet profili i vizitorit. Kur
zgjidhni këtë profil, keni ende mundësi t'i personalizoni cilësimet sipas preferencës suaj, por recetat e
përgatitura nuk do të ruhen.
Rregullimi i cilësimeve të makinës
Caktimi i fortësisë së ujit
Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të madhe të makinës, ju këshillojmë të
rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për fortësinë e
ujit është 4: ujë i fortë.
Përdorni shiritin për testimin e fortësisë së ujit, i cili gjendet në kuti, për të përcaktuar
fortësinë e ujit në rajonin tuaj:
1 Zhytni shiritin e testimit të fortësisë së ujit brenda në ujin e rubinetit ose mbajeni nën ujin e rubinetit për
1 sekondë (Fig. 17).
2 Prisni 1 minutë. Numri i katrorëve në shiritin e testimit që marrin ngjyrë të kuqe tregojnë fortësinë (Fig.
18) e ujit.
Vendosni makinën në fortësinë e duhur të ujit:
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)" dhe përdorni shigjetat lartë dhe poshtë për të zgjedhur "Water
hardness (Fortësinë e ujit)". Më pas, shtypni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
2 Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur nivelin e fortësisë së ujit. Numri katrorëve të kuq të
zgjedhur në ekran duhet të jetë i njëjtë me numrin e katrorëve të kuq në shiritin (Fig. 19) e testimit.
3 Pasi të keni vendosur fortësinë e duhur të ujit, prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
Rregullimi i cilësimeve të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë është kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).
Cilësimet e bluarjes mund t'i rregulloni vetëm kur aparati të jetë duke bluar kokrrat e kafesë. Diferencën
mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një
dhëmbëzim çdo herë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.
2 Hapni kapakun e enës së kokrrave të kafesë.
3 Prekni ikonën "espresso (ekspres)" dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
4 Kur bluesi fillon bluarjen, shtyni poshtë çelësin për cilësimin e bluarjes dhe rrotullojeni majtas ose
djathtas. (Fig. 20)

Table of Contents

Related product manuals