Shqip - 26
Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)
Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit >
Cilësim. IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
Rivendoseni duke zgjedhur > Cilësimet > Mbështet > Kujdesi për pajisjen > Vetë-diagnostikim >
Rivendos Smart Hub.
Televizori mbetet ndezur ose nuk ndizet automatikisht.
Nëse zona përreth është shumë e errët apo shumë e ndritshme, sensori i lëvizjeve mund të mos funksionojë
normalisht. Performanca e sensorit të lëvizjeve mund të ndikohet nga mjedisi i instalimit (lartësia, animi,
pengesat). Nëse rrobat që keni veshur apo ngjyra e lëkurës suaj është e ngjashme me nuancën e ambientit
rrethues, sensori i lëvizjeve mund të mos funksionojë siç duhet.
Televizori reagon ndaj të gjitha ndryshimeve vizuale rreth tij (dritave, ekraneve, qenve, ndryshimeve jashtë
dritares dhe kushteve të tjera). Mund ta rregulloni nivelin e reagimit duke rregulluar ndjeshmërinë e
diktimit të lëvizjes.
(
> Art > Cilësimet > Detektues lëvizjesh)
Masat paraprake gjatë përdorimit të modalitetit Art
Sensori i lëvizjeve ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin në pjesën e
përparme të televizorit. Mund të ndikohet sensori i lëvizjeve, si dhe ndriçimi dhe tonaliteti i ngjyrës së
ekranit.
Modaliteti Art përdor algoritma për të minimizuar mbetjen e figurës që mund të shkaktohet nga shfaqja e
figurave statike në ekran për periudha të gjata.
Performanca e sensorit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të instalimit dhe të përdorimit të
televizorit.
– Ndriçimi dhe tonaliteti i ngjyrës së ekranit mund të ndikohen në varësi të ngjyrës së sipërfaqes mbi të
cilën qëndron televizori.
– Në mjedise ku përdoren burime të veçanta drite, të ndryshme nga burimet e zakonshme të dritës
(halogjen, fluoreshent), performanca e njohjes së lëvizjeve e sensorit, mund të ndryshojë në varësi të
pozicioneve, llojeve dhe numrit të burimeve të dritës.
– Nëse zona përreth televizorit është shumë e errët apo shumë e ndritshme, ndriçimi i ekranit mund të
kufizohet ose sensori mund të mos funksionojë normalisht.
– Nëse televizori instalohet shumë lart apo shumë poshtë, sensori mund të mos funksionojë normalisht.
– Sensori i lëvizjeve mund të diktojë lëvizje nga një dritë pulsuese, një kafshë shtëpiake, një makinë në
lëvizje që duket nga dritarja ose dukuri të tjera dhe të fillojë të punojë.
Në varësi të cilësimeve të funksionit Fikja automat. ( > Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko
> Fikja automat.), televizori mund të fiket kur nuk ka komandë nga përdoruesi në modalitetin Art, si p.sh.
Komanda nga telekomanda.
Funksioni > Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Ora > Kohëm. i fik. dhe Kohëmat. i
fikjes nuk funksionon në modalitetin Art.
Funksioni > Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Koha e mbrojtjes auto nuk
funksionon në modalitetin Art.