Shqip - 27
Shqip
Çfarë është mbështetja në distancë?
Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i
cili në distancë mund të:
Diagnostikojë televizorin
Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit
Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit
Si funksionon mbështetja në distancë?
Mund të përfitoni lehtësisht shërbimin e mbështetjes teknike në distancë nga "Samsung" për televizorin tuaj:
1. Telefononi qendrën e shërbimit "Samsung" dhe kërkoni mbështetje në distancë.
2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te menyja Mbështet. ( > Cilësimet > Mbështet)
3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i kodit
PIN, jepini teknikut numrin PIN.
4. Tekniku do të lidhet në vijim me televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj
dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta
çaktivizoni, shkoni te
> Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga
funksioni Diktimi i dritës së ambientit.
Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo
mund të ulë ndriçimin e figurës.