Shqip - 13
Shqip
04 Kryerja e konfigurimit fillestar
Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon
konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e
kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë.
• Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
• Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin.
• Për të kryer konfigurimin fillestar me anë të aplikacionit SmartThings, duhet të lidhni pajisjen celulare
nëpërmjet "Wi-Fi".
• Nëse dritarja e konfigurimit nuk shfaqet automatikisht tek aplikacioni SmartThings në pajisjen tuaj
portative, vazhdojeni manualisht konfigurimin pasi ta shtoni televizorin me anë të Shto pajisje te paneli i
aplikacionit SmartThings.
• Aplikacioni SmartThings ofrohet për pajisje që punojnë me "Android 6.0" e lart ose "iOS 10" e lart.
• Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare.
Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit (
> Cilësimet > Të përgjithshme >
Rivend.).
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur
mjedisit tuaj të shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas
përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit ndërkohë që
televizori është ndezur. Për më shumë informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më poshtë.
Menyja e komandimit
:
Fik
:
Vol. lart
:
Kan. lart
:
Vol. poshtë
:
Kan. poshtë
:
Burimi
Butoni i Pulti i televizorit / sensori i
telekomandës
Shtyp: Lëviz
Shtyp dhe mbaj: Zgjidh
Butoni Pulti i televizorit ndodhet në pjesën
e poshtme të televizorit.