EasyManuals Logo

Stihl EVC 200 C User Manual

Stihl EVC 200 C
192 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #131 background imageLoading...
Page #131 background image
Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo
me sytë, këto mund të acarohen.
Shmangeni kontaktin me benzinën.
Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Nëse benzina derdhet mund të marrë flakë.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i
pronës.
Pastrojini sipërfaqet e ndotura.
Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të
kenë avulluar avujt e benzinës.
Sistemi i ndezjes i motorit krijon shkëndija.
Shkëndijat mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të
futur.
Përdorni kandelat e përshkruara në këto
udhëzime përdorimi.
Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
Shtypeni mirë tapën e kandelës.
Nëse motori rimbushet me benzinë të
papërshtatshme, mund të dëmtohet.
Përdorni benzinë marke, të re dhe pa
plumb.
Respektoni kërkesat këtyre udhëzimeve të
përdorimit.
4.3 Puna
PARALAJMËRIM
Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi.
Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
Mos i thithni gazet e shkarkimit.
Punoni në një vend të mirajruar.
Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
Pas ndezjes motori mund të jetë i nxehtë.
Në rast të tillë mund të digjeni.
Prisni derisa motori të ftohet përpara
pastrimit.
Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
Punoni me qetësi dhe vëmendje.
Nëse motori fiket kur është me xhiro të larta,
mund të ketë ndezje të çrregullt apo rindezje.
Vëreni motorin në punë për 20 sekonda në
shpejtësi minimale përpara se ta fikni.
5 Bëjeni gati për përdorim
motorin
5.1 Rimbushja e motorit
Motori me djegie të brendshme është i miratuar
për benzinë pa plumb. Benzina pa plumb digjet
me më pak mbetje, redukton depozitimet në
kandelë dhe zgjat jetën e sistemit të
skapamentos. Benzina duhet të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
Benzina të jetë të paktën 85 oktanë.
Benzina të ketë përmbajtje etanoli maksimumi
prej 10% (E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky
karburant është thuajse pa benzol, sulfur dhe
përbërje të dëmshme aromatizuese.
Kapaciteti i serbatorit është 0,9 litra.
KUJDES
Nëse motori nuk rimbushet me benzinën e
duhur, mund të dëmtohet.
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë
e re marke dhe kurrë përzierje dytaktëshe
(benzinë plus aditiv).
Mos e rimbushni me benzinë të vjetër apo të
ndotur.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërtira dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë të miratuar (jo E85).
Ndërrojeni markën e benzinës në rast se vëreni
zhurma trokitëse apo tingëlluese.
Nëse është nevoja kontaktoni me shitësit e
specializuar, STIHL rekomandon shitësit e
specializuar për STIHL.
Fikeni motorin.
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
Pastrojeni me një leckë të lagur zonën rreth
kapakut të serbatorit.
5 Bëjeni gati për përdorim motorin Shqip
0478-983-9945-A 131

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl EVC 200 C and is the answer not in the manual?

Stihl EVC 200 C Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelEVC 200 C
CategoryTractor Accessories
LanguageEnglish

Related product manuals