EasyManuals Logo

Stihl EVC 200 C User Manual

Stihl EVC 200 C
192 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #132 background imageLoading...
Page #132 background image
Kthejeni kapakun e serbatorit (1) në drejtim
kundërorar derisa të mund të hiqet.
Hiqeni kapakun e serbatorit.
Kontrolloni vendosjen e filtrit të karburantit.
Mbusheni benzinën me një hinkë të
përshtatshme në mënyrë që të mos derdhet.
Mbusheni benzinën në mënyrë të atillë që të
mbeten së paku 15 mm të lira në buzën e
serbatorit.
Vendosni kapakun e serbatorit në serbator.
Kthejeni kapakun e serbatorit në drejtim orar
dhe shtrëngojeni fort me dorë.
Serbatori është i mbyllur.
5.2 Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
KUJDES
Motori dorëzohet pa vaj motori.
Mbajtja me më shumë apo më pak vaj se niveli i
lejuar i mbushjes mund ta dëmtojë motorin.
Mbusheni vajin e motorit përpara vënies së
parë në punë.
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
Fikeni motorin.
Zhvidhosni shufrën e vajit (1).
Rimbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme deri sa të arrihet niveli maksimal
(2).
Kapaciteti i vajit është 0,5 litra.
Vidhosni shufrën e vajit (1).
Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo ndezjeje. 7.2. Nëse është nevoja,
rimbusheni vajin e motorit.
Motori është projektuar për vajrat standardë të
motorëve me 4 takte.
Përdorni vajra motori të kategorive SF, SG,
SH, SJ e lart.
STIHL rekomandon përdorimin e vajrave të
motorit si më poshtë:
SAE 30
SAE 10W-30
Përshtateni tipin e vajit sipas temperaturës së
jashtme në rajonet e përdorimit të pajisjes
STIHL:
Përdorimi në temperatura mbi 4°C: SAE 30
Përdorimi në temperatura nën 4°C: SAE 10W-30
6 Pastrimi
6.1 Pastrimi i motorit
Fikeni motorin.
Lëreni motorin të ftohet.
Pastrojeni motorin me një leckë të njomë.
Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
7 Mirëmbajtja
7.1 Mirëmbajtja
Intervalet e mirëmbajtjes varen nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalet e mëposhtme të mirëmbajtjes:
Përpara çdo përdorimi:
Kontrolli i nivelit të vajit,
7.2.
Kontrolli i filtrit të ajrit, 7.3.
Pas muajit të parë ose pas 5 orësh pune:
Ndërrimi i vajit të motorit,
7.6.
Çdo 3 muaj ose pas 25 orësh pune:
Pastrimi i filtrit të ajrit,
7.4.
Çdo 6 muaj ose pas 50 orësh pune:
Ndërrimi i vajit të motorit,
7.6.
Kontrolli i kandelave, 7.5.
Çdo 12 muaj ose pas 100 orësh pune:
Kryeni inspektim nga shitësi i specializuar.
STIHL rekomandon shitësit e STIHL.
Shqip 6 Pastrimi
132 0478-983-9945-A

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl EVC 200 C and is the answer not in the manual?

Stihl EVC 200 C Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelEVC 200 C
CategoryTractor Accessories
LanguageEnglish

Related product manuals