68
Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë
fëmijët) me aftësi të reduktuara zike, shqisore ose mendore, ose
nga persona pa përvojë ose pa njohuri, përveç nëse dikush, që është
përgjegjës për sigurinë e tyre, i mbikëqyr ose u jep udhëzime në lidhje
me përdorimin e pajisjes. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
që të mos luajnë me pajisjen. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
3 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara zike, shqisore
ose mendore ose pa përvojë ose pa njohuri nëse mbikëqyren ose u
jepen udhëzime në lidhje me mënyrën e sigurt të përdorimit të pajisjes
dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët
pa mbikëqyrje. Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç lejohet të përdorin vetëm
rubinetin e lidhur me ngrohësin e ujit.
INSTALIMI
Kujdes: Artikuj të rëndë! Bëni kujdes kur t'i lëvizni ose të kryeni
punime në ta.
• Instaloni pajisjen në një dhomë të mbrojtur nga ngrica.
• Vendoseni pajisjen aty ku mund të arrihet (inspektohet) lehtë.
• Nëse pajisja elektroshtëpiake dëmtohet si pasojë e ndërhyrjeve të
paautorizuara te pajisja e sigurimit, atë nuk e mbulon garancia.
• Nëse pajisja do të vendoset në një dhomë ose vend ku temperatura
e ambientit është gjithmonë mbi 35°C, sigurohuni që ambienti të
ajroset në mënyrën e duhur.
• Në rastin e instalimit në banjë, mos e instaloni pajisjen në vëllimet
V0, V1 dhe V2 (shihni figurat në faqen 71). Nëse nuk ka hapësirë të
mjaftueshme, pajisja elektroshtëpiake mund të instalohet në vëllimin
V2 ose në nivelin më të lartë të vëllimit V1 (për modelet horizontale).
• Sigurohuni që muri në të cilin është montuar pajisja elektroshtëpiake
të mund ta mbajë peshën e pajisjes kur ajo mbushet me ujë.
• Shihni figurat e instalimit (faqet 71-75).
•
Instalimi i ngrohësit të ujit për montim vertikal në mur: Për ta bërë të
lehtë zëvendësimin e elementit ngrohës në të ardhmen, lini hapësirë të
lirë (300 mm për pajisjet me kapacitet deri në 100 litra dhe 480 mm për ato
me kapacitet më të madh) poshtë skajeve fundore të tubave të pajisjes.
Paralajmërime të përgjithshme
Ruajeni këtë manual edhe pas instalimit të produktit.