69
• Nëse ngrohësi i ujit instalohet në tavan të varur ose papafingo, ose
mbi hapësirën e banimit, instaloni një rezervuar mbajtës me kullim
në sistemin e kanalizimit (poshtë ngrohësit të ujit). Duhet përdorur
një pajisje shkarkimi (kullimi) që mund të bashkohet me sistemin e
ujërave të zeza.
• Pajisja është projektuar për t'u përdorur në një lartësi mbidetare deri
në 2000 metra.
• Ky ngrohës uji është i pajisur me një termostat me temperaturë pune
më të lartë se 60°C në pozicionin maksimal, çka mundëson pakësimin
e rritjes së baktereve legionela në rezervuar.
Kujdes! Kur është mbi 50°C, uji mund të shkaktojë djegie të
menjëhershme. Kontrolloni temperaturën e ujit përpara se të bëni
banjë ose dush.
LIDHJA HIDRAULIKE
• Duhet të përdoret një pajisje e re sigurimi, e cila duhet të jetë në
përputhje me standardet aktuale (EN 1487 në Evropë), për presion
0,8 MPa (8 bar) dhe diametër 1/2". Valvula e sigurimit duhet të
mbrohet nga ngrica.
• Pajisja e kullimit me valvulë të lirimit të presionit duhet të
aktivizohet rregullisht për të hequr depozitat e çmërsit dhe për të
verifikuar që nuk bllokohet.
• Duhet përdorur një reduktues presioni (nuk jepet bashkë me
pajisjen) nëse presioni i furnizimit është më i madh se 0,5 MPa (5
bar) që duhet të instalohet në tubacionin kryesor të furnizimit.
• Lidheni pajisjen e sigurisë me një tub shkarkimi, në ajër të hapur,
në një vend pa ngrica, me një pjerrësi të vazhdueshme për të
shkarkuar ujin e nxehtë ose për të mundësuar shkarkimin (kullimin)
e ngrohësit të ujit.
• Presioni në qarkun e shkëmbyesit të nxehtësisë kur ai është në
punë nuk duhet të jetë më i lartë se 0,3 MPa (3 bar) dhe temperatura
jo më e lartë se 100°C.
• KULLIMI: Fikni pajisjen dhe mbyllni rubinetin e furnizimit me ujë të
ftohtë, hapni rubinetet e ujit të nxehtë dhe pastaj shtypni valvulën e
kullimit në pajisjen e sigurimit.
• SHËNIM: Për ngrohësit e ujit që instalohen nën lavaman, shkëputni
njësinë hidraulike dhe kthejeni përmbys për ta kulluar.
Paralajmërime të përgjithshme