70
LIDHJA ELEKTRIKE
• Sigurohuni ta shkëpusni pajisjen nga burimi i energjisë elektrike
përpara se të hiqni kapakun, me qëllim që të parandaloni rrezikun e
lëndimit ose zënies nga korrenti.
• Në rrjedhën e sipërme të pajisjes, instalimi elektrik duhet të jetë i
pajisur me një pajisje stakuese për të dyja polet (automat, siguresë)
që përputhet me rregullat lokale në fuqi për instalimin (pajisje
banesore për rrymë 30 mA).
• Nëse dëmtohet kablloja, ajo duhet të zëvendësohet me një kabllo
ose paketë të veçantë që mund ta gjeni te prodhuesi ose te shërbimi
i passhitjes.
• Pajisja duhet tokëzuar patjetër. Për këtë qëllim, pajisja ka një
terminal të posaçëm me shenjën
.
• Produktet me bateri: Ekziston rreziku i shpërthimit në rast se
bateria zëvendësohet me një bateri të papërshtatshme. Nxirrini
bateritë nga përdorimi duke respektuar rregulloret vendore.
• Udhëzuesi i përdoruesit për këtë produkt mund të merret nga
shërbimi i passhitjes.
• Këto pajisje përputhen me direktivat 2014/30/BE "Për
përputhshmërinë elektromagnetike", direktivën 2014/35/BE "Për
tensionin e ulët", direktivat 2015/863/BE dhe 2017/2102/BE "Për
ROHS-në" dhe direktivën 2013/814/BE "Për plotësimin e direktivës
2009/125/KE "Për projektimin ekologjik".
Paralajmërime të përgjithshme