EasyManua.ls Logo

Thermo ONIX CONNECT - Page 82

Thermo ONIX CONNECT
85 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
81
SQ
Manuali i instalimit: Mirëmbajtja
SQ
7. Mirëmbajtja
KUJDES: Përpara se të hiqni kapakun e kauçukut, sigurohuni që burimi i energjisë elektrike të jetë i
stakuar me qëllim që të mos lëndoheni dhe të mos ju zërë korrenti.
7.1 Mirëmbajtja nga përdoruesi
Përdoruesi shtyp një herë në muaj valvulën e sigurimit për të parandaluar formimin e çmërsit dhe për
të verikuar që pajisja e sigurimit të mos jetë e bllokuar. Nëse nuk kryhet një procedurë e tillë, mund të
ketë dëmtime dhe garancia bëhet e pavlefshme.
Për sa i takon instalimit të një pompe përforcuese. Përpara se ta ndizni pompën, pas një periudhe të
gjatë mospërdorimi, rrotullojeni rotorin duke ndjekur këshillat në manualin e prodhuesit.
7.2 Mirëmbajtja nga teknikët e kualikuar
Formimi i çmërsit: Hiqni pllakëzat e çmërsit. Mos e gërryeni dhe mos i bini me çekiç çmërsit që
është formuar në depozitë, sepse mund të dëmtoni veshjen e depozitës.
Anoda e magnezit: ndërrojeni anodën e magnezit çdo 2 vjet ose kur t'i zvogëlohet diametri në më
pak se 10 mm.
Elementi ngrohës: për të ndërruar elementin ngrohës me këllëf, shkarkoni ngrohësin e ujit dhe
ndërroni guarnicionin e anxhës. Montoni përsëri elementin ngrohës, shtrëngojini dadot (sipas radhës
së kryqëzuar) aq sa duhet, kontrolloni që të mos ketë rrjedhje pas ngrohjes së parë dhe shtrëngojini
përsëri nëse është nevoja.
Kullimi: Stakoni furnizimin me energji të pajisjes dhe ndërprisni furnizimin me ujë. Hapni rubinetet e
ujit të nxehtë dhe valvulën e kullimit të pajisjes së sigurimit.
Lista e pjesëve të këmbimit: termostati, guarnicioni i anxhës, elementi ngrohës, drita treguese e
ngrohjes, anoda e magnezit, telat bashkues, çelësi elektrik. Që garancia të mos bëhet e pavlefshme,
duhet të përdorni pjesë origjinale të prodhuesit.
7.3 Këshilla për përdoruesin
Kur uji ka TH > 20°f, rekomandohet që të trajtohet. Kur përdorni zbutës, fortësia e ujit duhet të
mbetet patjetër mbi 8°f.
Në rast të mospërdorimit për një kohë të gjatë, sidomos në dimër, shkarkojeni (kullojeni) pajisjen
duke ndjekur procedurën e mësipërme.