82
8. Fushëveprimi i garancisë
Kjo garanci nuk mbulon keqfunksionimet për shkak të elementeve të mëposhtme:
8.1 Kushtet anormale të mjedisit
• Dëmtime të ndryshme që shkaktohen nga tronditjet ose rrëzimet gjatë lëvizjes ose punës me pajisjen,
pas largimit të saj nga fabrika.
• Instalimi i pajisjes në një mjedis ku ka ngrica ose mot të keq (lagështi, mungesë ventilimi të
përshtatshëm).
• Përdorimi i ujit me kritere fortësie të përcaktuara në shtojcën 4 të standardit "DTU 60-1" të hidraulikës
për ujin e nxehtë (kloridet, sulfatet, kalciumi, rezistenca dhe CAT-i).
• Fortësia e ujit < 15°f.
• Mosrespektimi i standardeve (EN 50160) për rrjetet elektrike (p.sh. furnizimi me tension minimal ose
maksimal, frekuenca e pasaktë).
• Dëmtimi që vjen si pasojë e problemeve që nuk mund të zbuloheshin për shkak të vendit ku është
instaluar pajisja (vend ky që e bën të vështirë inspektimin e pajisjes) dhe që mund të ishin shmangur
nëse pajisja do të ishte riparuar menjëherë.
8.2 Instalimi që nuk kryhet në përputhje me rregulloret, standardet dhe praktikat më
të mira
• Njësia e re e sigurisë, që përputhet me standardin EN 1487, nuk instalohet fare, instalohet në mënyrë
të pasaktë, ose instalohet me cilësime të modikuara etj.
• Lidhja e drejtpërdrejtë e ngrohësit të ujit me sistemin hidraulik, duke penguar punën e pajisjes së
sigurimit (reduktuesi i presionit, rubineti i ndalimit etj.).
• Ndryshkje e pazakontë e portave hyrëse (të ujit të nxehtë ose të ftohtë), e shkaktuar nga lidhja e
pasaktë hidraulike (hermetizimi i pasaktë) ose mungesa e këmishëve dielektrike (hekuri dhe bakri
takojnë me njëri-tjetrin).
• Lidhje elektrike me defekt: mosrespektimi i standardit NF C 15-100 ose standardeve lokale në fuqi,
tokëzimi i pasaktë, gjatësia e pamjaftueshme e kabllos, lidhja me kabllo të përkulshme, mosrespektimi
i skemave të lidhjeve elektrike të rekomanduara nga prodhuesi.
• Pajisja vendoset/instalohet në shkelje të udhëzimeve që jepen në manualin e përdoruesit.
• Ndryshkje e jashtme për shkak se tubacioni i ujit nuk është shtrënguar si duhet.
• Mosinstalimi ose instalimi i gabuar i kutizës për mbrojtjen nga energjia elektrike.
• Mosinstalimi ose instalimi i gabuar për mbrojtjen e kabllove.
• Rrëzimi i pajisjes për shkak të përdorimit të elementeve ksuese të papërshtatshme për mbështetësen
e montimit.
8.3 Mirëmbajtja në rast defektesh
• Formimi i pazakontë e çmërsit në komponentët e ngrohjes ose në ata të sigurimit.
• Moskryerja e mirëmbajtjes së njësisë së sigurimit, çka sjell në rritjen e presionit mbi vlerat e lejuara.
•
Modikimi i pajisjes origjinale, pa kontaktuar më përpara prodhuesin, ose përdorimi i pjesëve të këmbimit
që nuk rekomandohen nga prodhuesi.
• Mosrespektimi i kushteve të mirëmbajtjes për anodën e magnezit.
Manuali i instalimit: Garancia
SQ