3. Caktimi i kohës së kyçjes dhe ç’kyçjes
3.1 Shtypeni sustën TIMER ON pas cilës në telekomandë do të
paraqitet TIMER ON, dhe në panel shfaq kohën e fundit të
kyçjes dhe simbolin ''h''. Tash mund të caktoni kohë të re të
kyçjes së kondicionerit të ajrit.
3.2 Me sustën TIMER ON caktoni kohën e re të dëshiruar të
kyçjes.
3.3 Shtypeni sustën TIMER OFF pas cilës në telekomandë shfaqet
TIMER OFF, dhe në panel paraqitet koha e fundit e ç’kyçjes
dhe simboli ''h''. Tash mund të caktoni kohë të re të ç’kyçjes së
kondicionerit të ajrit.
3.4 Me sustën TIMER OFF caktoni kohën e re të dëshiruar të
ç’kyçjes së pajisjes.
3.5 Pas caktimit të kohës së ç’kyçjes do të kalojë rreth gjysmë
sekonde para se telekomanda të emitoj sinjal tek pajisja.
Pastaj pas përafërsisht 2 sekonda, simboli ''h'' do të humbet
dhe në panel do të ri-shfaqet temperatura e caktuar.
Ndërrimi i kohës së tajmerit
• Për ndërrim të kohës së kyçjes/ç’kyçjes, thjesht caktoni kohën e
re me shtypjen e sustës TIMER.
• Për anulim të rregullimeve të kohës së kyçjes/ç’kyçjes thjesht
caktoni kohën e tajmerit në 0:00.
VËREJTJE
Koha e caktuar është kohë relative. Është kohë e bazuar në
kalimin e kohës prej pikës momentale.
Paralajmërim
1. Nuk duhet të ketë pengesa në mes të telekomandës dhe
pranuesit të njësisë se brendshme, në të kundërtën kondicioneri
nuk do të funksionoj.
2. Ruani telekomandën larg lëngjeve.
3. Ruani telekomandën nga temperaturat e larta dhe nënshtrimit të
diellit.
4. Ruani pranuesin e njësisë së brendshme larg rrezatimit të diellit
pasi mund të dëmtoj kondicionerin e ajrit.
5. Ruani telekomandën larg EMI (interferencave elektromagnetike)
që emitohen nga pajisjet tjera të amvisërisë.
7