EasyManua.ls Logo

Bosch MUM50112 - Page 98

Bosch MUM50112
154 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
98
sq Përdorimi
Kujdes!
Disku prerës i kthyeshëm nuk është
përshtatshëm për prerjen e djathit të fortë,
bukës, panineve dhe çokollatës. Pritni
patatet e ziera të forta vetëm kur janë të
ftohta.
Disk copëtimi i kthyeshëm –
i ashpër / i imët
për prerjen e perimeve, frutave dhe djathit,
përveç djathit të fortë (p.sh. parmixhano).
Përpunimi në nivelin 2 ose 3.
Përshkrimi në diskun copëtues të
kthyeshëm:
„2“ për anën e trashë
„4“ për anën e imët
Kujdes!
Disku copëtues i kthyeshëm nuk është i
përshtatshëm për copëtimin e arrave/
lajthive. Përdorimi vetëm në anën e trashë
të copëtimit në nivelin 4 për copëtimin e
djathit të butë.
Disk rende – mesatar
për prerjen me rende të patateve të
paziera, djathit të fortë (p.sh. parmixhano),
çokollatave të nxjerra nga frigoriferi dhe
arrave/lajthive.
Përpunimi në nivelin 4.
Kujdes!
Disku rende nuk është i përshtatshëm
për grirjen me rende të djathit të butë dhe
djathit gjysmë të fortë.
Puna me grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm
Figura G:
Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin 2.
Vendosni enën:
Anojeni enën me drejtim para dhe
vendoseni, më pas rrotullojeni në drejtim
kundërorar derisa të bllokohet.
Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
vendosni krahun e rrotullimit në
pozicionin 3.
Hiqeni kapakun mbrojtës të
mekanizmit nga mekanizmi i grimcuesit me
ushqim të vazhdueshëm (Figura G-5a).
Shtrëngojeni fort mbajtësin e diskut nga
cepi i poshtëm, ndërkohë që të dyja majat
janë të drejtuara lart.
Vendosni me kujdes diskun për prerje ose
për grirje me rende në majë të mbajtësit
të diskut (Figura G-6a).
Në disqet e kthyeshme kini kujdes që ana
e dëshiruar të jetë në drejtimin lart.
Kapeni mbajtësin e diskut në anën
e sipërme dhe vendoseni në kuti
(Figura G-6b).
Vendoseni kapakun (kini parasysh
shënimin) dhe rrotullojeni në drejtim orar
derisa të bllokohet.
Siç tregohet në figurën G-8, vendoseni
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm
në mekanizëm dhe rrotullojeni në drejtim
orar derisa të bllokohet.
Vendosni çelësin rrotullues në nivelin e
rekomanduar.
Futni ushqimet që do të përpunohen në
tubin e mbushjes dhe shtypni me cilindrin
përkatës.
Kujdes!
Shmangni bllokimin e tubit dalës me copëza
të prera.
Këshillë: për të pasur rezultate të njëjta
prerjeje, përpunojini përbërësit e hollë në
grupe.
Udhëzim: Nëse ushqimi për përpunim
ngjitet në grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm, fikeni pajisjen, hiqeni nga
priza, prisni derisa të ndalojë plotësisht
mekanizmi, hiqni kapakun e grimcuesit dhe
zbrazni tubin e mbushjes.
Pas punës
Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
Rrotullojeni grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm në drejtim kundërorar dhe
hiqeni.
Rrotullojeni kapakun në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.
Hiqni mbajtësin e disqeve dhe diskun.
Përveç kësaj, shtypni me gisht nga poshtë
nga boshti i mekanizmit (Figura H).
Pastroni pjesët.

Table of Contents

Related product manuals