EasyManua.ls Logo

Bosch MUM50112 - Pastrimi Dhe Kujdesi

Bosch MUM50112
154 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
99
sq
Pastrimi dhe kujdesi
Mikseri
W Rrezik dëmtimi nga thikat e mprehta /
mekanizmi rrotullues!
Mos e prekni mikserin e hapur! Hiqeni/
vendoseni mikserin vetëm nëse ka ndaluar
plotësisht! Mikseri duhet të përdoret vetëm
kur është i montuar dhe i mbyllur me kapak.
W Rrezik përvëlimi!
Gjatë përzierjes së artikujve të nxehtë
del avull jashtë kapakut. Në kontejnerin
e mikserit fusni deri në 0,5 litra lëngje të
nxehta ose të vluara.
Kujdes!
Mikseri mund të dëmtohet. Mos përpunoni
përbërës të ngrirë (kube akulli). Mos e
përdorni mikserin bosh.
Puna me mikserin
Figura J:
Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin 4.
Hiqni kapakun mbrojtës të motorit
të mikserit.
Vendosni enën e mikserit (përputheni
shenjën në dorezë me shenjën në
pajisjen bazë) dhe rrotullojeni në drejtim
orar derisa të bllokohet.
Shtoni përbërësit.
Sasia maksimale e lëngët = 1,25 litra;
Sasia maksimale e lëngjëve të
shkumuara ose të nxehta = 0,5 litra;
sasia optimale e përpunimit,
përbërës të ngurtë = 50 deri 100 gramë;
Vendosni kapakun dhe rrotullojeni në
drejtim kundërorar derisa të bllokohet.
Çelësi rrotullues duhet të jetë vendosur
në gradacionin e dëshiruar.
Vendoseni çelësin rrotullues në nivelin e
dëshiruar.
Shtimi i përbërësve
Figura J-8:
Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me rrotullim.
Hiqni kapakun dhe shtoni përbërësit
ose
Hiqni hinkën dhe shtoni një nga një
përbërësit e ngurtë
ose
shtoni përbërësit e lëngët nëpërmjet
hinkës.
Pas punës
Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
Rrotullojeni mikserin në drejtim orar dhe
hiqeni.
Këshillë: rekomandohet që pajisja të
pastrohet direkt pas përdorimit.
Pastrimi dhe kujdesi
Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes.
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Pastrojeni njësinë bazë
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Mos e zhytni kurrë në ujë njësinë bazë dhe
mos e mbani poshtë ujit të rrjedhshëm. Mos
përdorni pastrues me avull.
Hiqni spinën nga priza.
Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun
mbrojtës të motorit me një leckë të njomë.
Nëse është e nevojshme, përdorni pak
solucion larës.
Së fundmi, thajeni pajisjen me peshqir.
Pastrimi i enëve dhe veglave
Enët dhe veglat janë të përshtatshtme për
larje në enëlarëse. Mos i vendosni pjesët
plastike në enëlarëse sipër njëra-tjetrës,
pasi gjatë procesit të larjes mund të mbeten
pjesë pa u larë!

Table of Contents

Related product manuals