EN
DE
ES
FR
PT
IT
NL
PL
CZ
SK
SL
HR
HU
SE
NO
FI
DA
ET
LV
LT
RU
UK
TR
EL
RO
IS
MT
AR
FA
JA
KO
YUE
BG
CMN
SR
MS
HI
TH
SQ
BS
ME
MK
HY
VI
96
RREGULLAT PËR SIGURINË
• Sigurohuni gjithnjë që të përdorni pozicionin e duhur të
adaptorit për çdo konfigurim (shiko përmbledhjen tek
udhëzimet e përdorimit).
• Përdorni gjithnjë pozicionin
kur përdorni vetëm një shtesë.
• Hiqeni gjithnjë shtesën e sipërme në fillim kur përdorni dy
shtesa.
• Asnjëherë mos përdorni një konfigurim që nuk tregohet në
figurë (shiko udhëzimet e përdorimit).
INFORMACIONE SIGURIE
• Mos lidhni asnjë ngarkesë (përveç mbajtëses së gotës) në
dorezë dhe/ose mbrapa mbështetëses së shpinës dhe/ose
anash karrocës dhe/ose në ndonjë pjesë tjetër, pasi kjo do të
ndikojë te stabiliteti i karrocës.
• Përdorni gjithnjë pozicionin më të shtrirë për fëmijët e
sapolindur.
• Ky produkt është bërë vetëm për t'u përdorur me një fëmijë në
çdo ndenjëse.
• Pesha maksimale e fëmijës në ndenjëse mbi adaptorin e
poshtëm të drejtuar mbrapa është 15 kg.
• Aktivizoni gjithnjë frenën para se ta vendosni ose para se ta
nxirrni fëmijën nga karroca.
• Përdorni vetëm aksesorë të aprovuar.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Ky produkt është bërë për fëmijët deri në peshën 22 kg ose
deri në moshën 4 vjeç - cilado arrihet e para.
• Ju lutemi sigurohuni që karroca e parkuar të mos mund të
rrokulliset në një pjerrësi.
• Sediljet e makinave të përdorura së bashku me një shasi nuk
zëvendësojnë një krevat fëmijësh ose një shtrat.
• Nëse fëmija juaj duhet të flejë, atëherë ai duhet të vendoset
në një krevat fëmijësh, krevat ose zonë të miratuar për të fjetur
bazuar në kërkesat e fëmijës suaj.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
• Përdoruesi është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kujdesin e
zakonshëm.
• Është veçanërisht e rëndësishme të sigurohemi që të gjitha
pjesët dhe mekanizmat të trajtohen rregullisht me lubrifikant
të thatë.
• Pas trajtimit, pastrojeni produktin me një leckë të butë.
• Patrojeni skeletin me një leckë të njomë e të butë dhe me pak
detergjent të butë, duke e pastruar ujin e tepërt me leckë të
thatë.
• Ju lutem kontrolloni gjithnjë etiketën e kujdesit para se ta lani.
• Nëse keni ankesa ose probleme, ju lutem kontaktoni furnitorin.
• Duhet të programohet një servis çdo 24 muaj.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLAT
PËR HEDHJEN
• CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani)
ju ofron 2 vite garanci për këtë produkt.
• Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur
fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë.
• Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e
rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden
në faqen tonë të internetit https://qr.cybex-online.com/
manufacturer-warranty-wheelgoods.
• Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat
tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të
pacenuara.
• Ju lutem të zbatoni rregullat e vendit tuaj për hedhjen e
mbetjeve.