EasyManua.ls Logo

Dolmar PM-46 B - Rregulla Të Përgjithshme Të Sigurisë; Simbolet E Shënuara Në Produkt

Dolmar PM-46 B
260 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
180
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
VINI RE:
Për sigurinë tuaj lexojeni me kujdes këtë manual përpara
se të përpiqeni të vini në punë njësinë e re. Nëse nuk i
ndiqni udhëzimet mund të pësoni lëndime të rënda.
Kushtojini pak çaste familjarizimit me kositësen përpara
çdo përdorimi.
1. SIMBOLET E SHËNUARA NË
PRODUKT
Etiketa e sigurisë që gjendet mbi kositësen e barit:
MBAJINI DUART DHE KËMBËT LARG
2. RREGULLA TË
PËRGJITHSHME TË SIGURISË
VINI RE: Kur përdorni vegla me naftë, duhet të
merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të
mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve
rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto
udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini
udhëzimet për referencë të mëvonshme.
VINI RE: Kjo pajisje prodhon fushë
elektromagnetike gjatë punës. Fusha mund të interfero
në kushte të caktuara me implantet aktive apo pasive
mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve
rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me
implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe
prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë
me pajisjen.
Trajnimi
Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes;
Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë dhe moshën e përdoruesit;
Mos kositni kurrë nëse keni pranë njerëz, sidomos
fëmijë, apo dhe kafshë shtëpiake;
Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është
përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
1. Doreza e sipërme
2. Doreza e kontrollit të frenit
3. Leva e valvulës
4. Doreza e ndezjes
5. Udhëzuesi i litarit
6. Leva e kyçjes
7. Trasta e mbledhjes së barit
8. Leva e rregullimit të lartësisë
9. Kanali i shkarkimit
10. Kapaku anësor
11. Platforma
12. Kandela
13. Tapa e karburantit
14. Tapa e vajit
15. Mbajtësja e kabllos
16. Doreza e poshtme
17. Doreza e kontrollit të vetëdrejtimit
18. Pyka e mulkimit
19. Buloni
20. Rondela
21. Butoni i kyçjes
22. Dadoja e bllokimit
23. Ingranazhi i rregullimit të këndit
24. Llamba e ndezjes
25. Gjuhëza
26. Kapaku i filtrit
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbajini larg kalimtarët.
Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe
këmbëve të manovruesit për të shmangur
lëndimet.
Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg
zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen
ndezur.
Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.
Kur kositni, mbani syze dhe kufje për
mbrojtjen e vetë përdoruesit.
Kur riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim
riparojeni sipas manualit të përdorimit.
Kujdes: Motori i nxehtë.

Table of Contents

Related product manuals