91
Shqip
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh
diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
-
Ky produkt përmban një bateri të rikarikueshme. Bateria mund të ndërrohet vetëm nga një
inxhinier i kualifikuar shërbimi.
-
Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet
më ose nëse shkarkohet shpejt.
Kujdes
-
Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
-
Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
-
Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. 1). Kur nuk e përdorni stacionin e
karikimit, hiqeni pajisjen gjithmonë nga priza duke hequr fillimisht diskun magnetik të karikimit nga
pjesa e poshtme e pajisjes (Fig. 2).
-
Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
-
Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit në pjesën e
pasme të pajisjes.
-
Mos e pastroni enën e pluhurit dhe kapakun e saj në enëlarëse. Ato nuk janë të përshtatshme për
t'u larë në enëlarëse.
-
Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të mbajtëses së filtrit, mos e pastroni atë me
fshesë të zakonshme korrenti apo me furçë.
-
Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
-
Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë
përpara se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin
sfungjer nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni
mbajtësen e filtrit me ujë. Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
-
Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja
e aksesorëve').
-
Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i
rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse përdorni aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet
e pavlefshme.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas
udhëzimeve në manualin e përdorimit.
-
Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin
e karikimit.
-
Duke qenë se kjo pajisje përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e
rrëshqitshme për pak kohë (Fig. 3).
-
Mos e ngrini ose anoni grykëzën kur depozita e ujit është e montuar dhe plotë, pasi uji mund të
dalë me spërkatje nga depozita.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë në depozitën e ujit dyllë, vaj, produkte për
mirëmbajtjen e dyshemesë ose solucione të lëngshme pastrimi për dysheme, të cilat nuk treten në
ujë.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë vajra eterikë ose lëndë të ngjashme në
depozitën e ujit dhe mos e lini pajisjen t'i mbledhë ato.
-
Përdorni vetëm solucione të lëngshme pastrimi për dysheme që janë të tejdukshme. Mos përdorni
solucione pastrimi si qumësht ose jo të tejdukshme për dysheme.
-
Mos kombinoni lloje të ndryshme solucionesh pastrimi për dysheme. Nëse keni përdorur një
solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme, fillimisht zbrazeni dhe shpëlajeni depozitën e ujit
përpara se të shtoni një tjetër solucion pastrimi të lëngshëm për dysheme në depozitë.