EasyManua.ls Logo

Philips 8000 Series - Page 93

Philips 8000 Series
178 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
93
Shqip
Duke qenë se depozita ka një kapacitet prej 200ml, ju duhet të shtoni në ujë vetëm disa pika solucioni
të lëngshëm pastrimi për dysheme.
Pastrimi i depozitës së ujit
Për të pastruar depozitën e ujit, kombinoni uthull me ujë në raportin një me tre. Derdheni këtë
përzierje në depozitën e ujit dhe mbyllni kapakun. Shkundeni depozitën e ujit dhe vendoseni atë në
një sipërfaqe rezistente ndaj ujit. Lëreni përzierjen ujë-uthull në depozitën e ujit gjatë natës. Më pas,
zbrazeni depozitën e ujit, shpëlajeni mirë me ujë të pastër dhe përdoreni atë sërish si zakonisht.
Kujdes: Me apo pa shiritin për njomje të vendosur në grykëz, gjatë pastrimit do të rrjedhë ujë nga
depozita.
Për të zbrazur depozitën e ujit, mbajeni atë mbi lavaman, hiqni kapakun dhe anojeni depozitën nga
ana e vrimës së mbushjes. Më pas, kthejeni depozitën përmbys në mënyrë që uji të derdhet në
lavaman. Për të hequr ujin e mbetur nga depozita, kthejeni atë për së gjati me vrimën e mbushjes të
drejtuar për nga lavamani. Më pas, anojeni depozitën përpara në mënyrë që uji i mbetur të derdhet
jashtë depozitës.
Shënim: Ruajeni gjithmonë depozitën e ujit me kapakun e hequr nga vrima e mbushjes.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose
drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips"
në vendin tuaj (shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat
normale të shtëpisë (Fig. 5).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterisë së karikueshme të integruar
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja
hidhet. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që bateria të jetë
plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur
hidhni baterinë e rikarikueshme.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të
thata.

Other manuals for Philips 8000 Series

Related product manuals