169SQ
• Ndërfaqja standarde WiFi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një
fuqi dalëse maksimale prej 31.62 mW EIRP.
Kujdes
• Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrimin e duhur, pastrimin e rregullt me
fshesë me korrent apo përdorimin e një aspiratori gatimi apo ventilatori
gjatë gatimit.
• Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë,
të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
• Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën
30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.
• Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
• Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të
parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
• Përdorni vetëm ltra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për
këtë pajisje. Mos përdorni asnjë ltër tjetër.
• Djegia e ltrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit
dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni ltrin si lëndë
djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
• Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të
daljes së ajrit) me objekte të forta.
• Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së
ajrit, për të parandaluar lëndimin zik ose problemet në funksionimin e
pajisjes.
• Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë
tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me
avuj kimikë.
• Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose
oxhakëve të zjarrit.
• Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni
pajisjen, të ndërroni ltrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje
tjetër.
• Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim familjar në kushte
pune normale.