EasyManua.ls Logo

Philips HD7888 - E rëndësishme; Paralajmërim

Philips HD7888
714 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
425
Shqip
Ekrani i orës
Dy shifrat e para tregojnë orën dhe dy shifrat e fundit
tregojnë minutat.
Kthejeni çelësin në pozicionin e shkyçjes dhe më pas
mund të hiqni kontejnerin e kokrrave të kafesë nga
pajisja.
Ky çelës zgjedh trashësinë e grimcave të kafesë, ku
madhësia më e madhe tregon përpunim më të
trashë.
Modaliteti i ibrikut
Modaliteti i ibrikut ka funksionin për ndalimin e
pikimit.
Shënim: Procesi i zierjes nuk ndalet kur hiqni ibrikun.
Nëse nuk e vendosni ibrikun sërish në pajisje brenda
20 sekondash, koshi i filtrave mbushet.
Modaliteti i filxhanit
Kalojeni manualisht çelësin nga modaliteti e filxhanit
në modalitetin e ibrikut për të hapur ndaluesin e
pikimit, për të parandaluar pikimin pasi të ketë
përfunduar cikli i zierjes
Shënim: Filxhani i ftohtë prej qeramike do të marrë
nxehtësi nga kafeja ndërkohë që nxehet. Ngroheni
filxhanin paraprakisht me ujë të nxehtë.
E rëndësishme
Paralajmërim
-
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në
pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Lidheni pajisjen në prizë të tokëzuar.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e
dëmtuar.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet ndërruar nga “Philips”, nga një
pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur
apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse
kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën
mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet
nga fëmijët nën 8 vjeç.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Mos lejoni që kordoni elektrik të varet jashtë cepit të tryezës apo syprinës së
banakut mbi të cilin ndodhet pajisja.

Table of Contents

Related product manuals