EasyManua.ls Logo

Philips HD7888 - Page 428

Philips HD7888
714 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
428
Shqip
4 Treguesi i minutave do të fillojë të pulsojë. Përdorni butonin e shigjetës për të
rregulluar minutat.
5 Shtypni butonin e kohëmatësit për të konfirmuar minutat.
-
Ora aktuale tani është caktuar dhe ruajtur.
6 Për të rregulluar kohëmatësin në modalitetin e pritjes, mund të zgjidhni midis
dy qasjeve më poshtë:
-
Hiqeni pajisjen nga priza dhe rifuteni në prizë.
-
Shtypni e mbani butonin e kohëmatësit derisa shifrat e orës të fillojnë të
pulsojnë.
Shënim
Pajisja ruan gjithmonë cilësimin e fundit.
Ora e mbajtjes ngrohtë
Mund të zgjidhni sa kohë dëshironi që kafeja të qëndrojë e ngrohtë pas zierjes
duke rregulluar kohën e fikjes automatike të pajisjes. Koha e paracaktuar e fikjes
automatike është 30 minuta. Koha maksimale e fikjes automatike është 300
minuta.
Për të rregulluar kohën e fikjes automatike, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Fikeni pajisjen dhe mbajeni në prizë.
2 Shtypni e mbani butonin e pastrimit derisa të shfaqet ikona për të mbajtur
ngrohtë dhe të pulsojë ora e nisjes.
3 Përdorni butonin e shigjetës për të rregulluar orën.
4 Pasi të jetë caktuar ora, shtypni butonin e pastrimit për të ruajtur cilësimin e
orës.
5 Treguesi i minutave do të fillojë të pulsojë. Përdorni butonin e shigjetës për të
rregulluar minutat.
6 Shtypni butonin e pastrimit për të ruajtur cilësimin e minutave.
Funksioni për mbajtjen ngrohtë nuk aktivizohet kur përgatisni një ose 2
filxhanë.
Pajisja do ta mbajë pijen të ngrohtë derisa të kalojë automatikisht në
modalitet pritjeje. Nëse nuk doni që pija juaj të vazhdojë të qëndrojë e
ngrohtë, shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen.

Table of Contents

Related product manuals