EasyManua.ls Logo

Philips HD7888 - Page 447

Philips HD7888
714 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
447
Shqip
Gjithashtu mund të skanoni kodin QR për më shumë mbështetje online.
Problemi Zgjidhja
Aparati i kafesë nuk punon. Futeni spinën në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur
aparatin.
Sigurohuni që tensioni i treguar në aparatin e kafesë të përputhet me
tensionin e rrjetit lokal.
Mbusheni depozitën me ujë.
Mbyllni kapakun e hinkës së mullirit.
Mulliri nuk punon, ose nuk
punon siç duhet.
Sigurohuni që të mos keni zgjedhur kafen e parabluar. Nëse simboli për kafen
e parabluar shfaqet në ekran, keni zgjedhur kafen e parabluar.
Pastroni hinkën e mullirit duke ndjekur udhëzimet.
Kur përdor mullirin, kafeja
është shumë e dobët.
Rrotulloni çelësin e trashësisë për të zgjedhur llojin e dëshiruar të bluarjes nga
imët në trashë.
Përdorni butonin e zgjedhjes së fortësisë për të caktuar fortësinë e kafesë nga
1 në 3, shifra më e madhe do të thotë më e fortë.
Përdorni kokrra kafeje me përzierje ose shije më të fortë.
Kur përdor kafe të
parabluar, kafeja është
shumë e dobët.
Sigurohuni që sasia e kafesë së parabluar në filtër të jetë e mjaftueshme, rrisni
mjaftushëm sasisë së kafesë së parabluar për të rritur fortësinë e kafesë.
Përdorni kafe të bluar me një përzierje ose shije më të fortë.
Filtri derdhet kur heq kanën
nga aparati i kafesë gjatë
kohës që është duke
përgatitur kafe.
Nëse e hiqni kazanin për më shumë se 20 sekonda gjatë procesit të zierjes,
ndalimi i pikimit shkakton derdhjen e koshit të filtrit. Gjithashtu vini re se
kafeja nuk e arrin shijen e plotë përpara përfundimit të procesit të zierjes.
Prandaj ju këshillojmë të mos e hiqni kanën dhe ta derdhni kafenë përpara
përfundimit të procesit të zierjes.
Aparati i kafesë vazhdon të
pikojë shumë kohë pasi
procesi i zierjes të ketë
përfunduar.
Pikimi shkaktohet nga kondensimi i avullit. Është krejtësisht normale që
aparati i kafesë të pikojë për ca kohë.
Nuk më pritet për pikat e
fundit.
Kalojeni çelësin nga modaliteti i filxhanit në modalitetin e kanës për të hapur
funksionin e ndalimit të pikimit, i cili ndalon pikimin nga koshi i filtrit.
Nëse pikimi nuk ndalet, ndaluesi përkatës mund të jetë i bllokuar. Për të
pastruar ndaluesin e pikimit, hapni mbajtësin e koshit të filtrit dhe nxirrni
koshin. Shpëlajeni koshin e filtrit dhe ndaluesin e pikimit nën rubinet.

Table of Contents

Related product manuals