EasyManua.ls Logo

Philips HD9395 - Page 115

Philips HD9395
202 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
115
Shqip
Shmangni shpëlarjen e ibrikut nën ujë të rrjedhshëm.
Mos e shpëlani fundin e ibrikut nën ujë të rrjedhshëm ose mos përdorni leckë të
lagur.
Shmangni shpëlarjen e platformës elektrike nën ujë të rrjedhshëm apo me leckë
të lagur.
Zhgëlqerëzimi i ibrikut
Në varësi të fortësisë së ujit në zonën tuaj, me kalimin e kohës ibriku mund të
zërë bigorr nga brenda dhe kjo gjë ndikon në performancën e tij. Pastrimi i
rregullt i bigorrit bën që ibriku të jetojë më gjatë, garanton funksionimin e duhur
të tij dhe kursen energji.
Kur në brendësi të ibrikut fillon të formohet bigorr, ndiqni hapat më poshtë për
të zhgëlqeruar ibrikun:
1. Hidhni brenda në ibrik uthull të bardhë ose disa feta limoni të freskët.
2. Mbusheni ibrikun me ujë deri nivelin maksimal të ujit.
3. Vëreni përzierjen të ziejë.
4. Lëreni për 1,5 deri në 2 orë (në varësi të nivelit të bigorrit) përpara se ta
shpëlani ibrikun.
5. Përdorni furçë ose leckë pastrimi për të hequr njollat mundshme.
6. Mbusheni përsëri ibrikun me ujë dhe vëreni dy herë në zierje përpara se ta
përdorni sërish.

Table of Contents

Related product manuals