EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare 3100 - Heqja e baterisë së rikarikueshme

Philips Sonicare 3100
388 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
231
Shqip
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart
tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të
baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e
baterive të takojnë me sende metalike (p.sh.
monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni
bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet
me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese
plastike përpara se t'i hidhni.
Heqja e baterisë së rikarikueshme
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet
vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja
hidhet. Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të
jetë shkarkuar plotësisht.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme ju nevojitet një
peshqir ose leckë, si dhe një çekiç dhe një kaçavidë
me kokë të rrafshët (standarde).
1
Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e
ringarkueshme, hiqni dorezën nga ngarkuesi, ndizni
"Philips Sonicare" dhe lëreni të punojë derisa të
ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips
Sonicare" të mos ndizet më.
2
Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni. Mbulojeni të
gjithë dorezën me një peshqir ose leckë.
1
2
3
Mbani majën e dorezës me njërën dorë dhe
godisni folenë e dorezës 0,5 inç mbi skajin fundor.
Godisni fort me një çekiç në të 4 anët për të nxjerrë
kapakun fundor.
Shënim: Mund t'ju duhet të godisni disa herë në
skajin fundor për të thyer bashkueset e
brendshme.

Table of Contents

Related product manuals