EasyManua.ls Logo

Samsung UE40MU6122 - Çfarë Është Mbështetja Në Distancë; Sensori I Kursimit Dhe NdriçIMI I Ekranit

Samsung UE40MU6122
324 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)
Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësim. IP >
Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
Rivendoseni duke zgjedhur
> Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.
Çfarë është mbështetja në distancë?
Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në
distancë mund të:
Diagnostikojë televizorin
Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit

Si funksionon mbështetja në distancë?
Mund të merrni lehsisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:
1. Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.
2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.
3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it,
jepini agjentit numrin PIN.
4. Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe
optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni,
shkoni te
> Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni
Diktimi i dritës së ambientit.

Shqip - 16
Shqip - 17

Table of Contents

Related product manuals