EasyManua.ls Logo

Skil 1002 - Page 120

Skil 1002
136 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
120
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
Ndezje/Fikje !
Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë @
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit #
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Ndërrimi i puntove $
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) %
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit D rrotullohet nga 1 në 20; pozicioni E do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
Zgjedhja e marshit mekanik ^
- vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
1 = SHPEJTËSI E ULËT
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
2 = SHPEJTËSI E LARTË
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
Drita ndriçuese G &
Drita ndriçuese G ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A 2
Mbajtja dhe drejtimi i veglës *
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdorni puntot e duhura (
! përdorni vetëm punto të mprehta
Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
Shpimi pa ashkla në dru )
Shpimi pa pluhura në mure ¡
Shpimi pa pluhura në tavanë
Shpimi në pllaka pa rrëshqitur £
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
- pastroni kontaktet e karikimit në karikues me alkool
ose pastrues të kontakteve
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe
nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli
9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta
hedhur)
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër

Table of Contents

Related product manuals