Mirëmbajtja
Climate 5000 L • Climate 5000i U/L – 6721841496 (2024/06)
120
▶ Konfirmoni me tastin .
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish tastin FUNC..
▶ Konfirmoni me tastin .
3.9.3 Ulja e zhurmës (Silent Mode)
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së brendshme dhe të jashtme gjatë
funksionimit. Është veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni
fqinjët gjatë natës.
▶ Gjatë funksionimit shtypni butonin për 2 sekonda.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin për 2 sekonda.
-ose-
▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
Për shkak të funksionimit me frekuencë të ulët të kompresorit, fuqia e
ftohjes/ngrohjes mund të mos arrihet gjatë funksionimit të qetë të
njësisë së jashtme.
3.9.4 Puna e natës
Ky funksion përdoret për kursimin e energjisë gjatë periudhave të
pushimit. Pas një ore, pajisja ngroh ose ftoh më pak. Për këtë qëllim
temperatura ndryshohet me 1 °C. Pas dy orësh, temperatura e caktuar
ndryshon edhe me 1 °C. Në vijim qëndron në temperaturën e re.
Funksioni nuk ofrohet në modalitetin e heqjes së lagështisë dhe të
ventilatorit.
3.9.5 Funksioni i komandimit me valë
Ky funksion përdoret për të vendosur një lidhje përmes WLAN.
Për lidhjen me WLAN nevojitet një portëkalim i integruar IP (aksesor
opsional).
KËSHILLË
Për instalim TWIN mjafton një portëkalim IP për njësinë kryesore. Nuk
nevojitet portëkalim për njësinë dytësore.
3.9.6 Kyçja e tasteve
Kyçja e tasteve mund të përdoret për kyçjen e tasteve të pultit me tel.
Për të aktivizuar/çaktivizuar kyçjen e tasteve:
▶ Shtypni/mbani njëherësh për tri sekonda tastin TIMER dhe COPY.
Kur është aktive kyçja e tasteve, ekrani tregon simbolin .
3.9.7 Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me)
Ky funksion aktivizon sensorin e temperaturës së pultit me tel.
Temperatura e ambientit matet në pozicionin e pultit me tel dhe jo në
njësinë e brendshme.
▶ Nëse është nevoja, fikeni modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes.
▶ Shtypni tastin FUNC. për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.
Kur funksioni aktivizohet, pultit me tel tregon simbolin .
▶ Konfirmoni me tastin .
3.9.8 Funksioni i rotacionit dhe i rezervës
Funksioni i rotacionit mund të aktivizohet vetëm nëse janë lidhur dy njësi
të brendshme te një pult me tel (instalim Twin). Funksioni i rotacionit
ndez ose fik me alternim njësitë e brendshme.
▶ Shtypni tastin FUNC. derisa të shfaqet simboli .
▶ Shtypni tastin për të aktivizuar funksionin e rotacionit.
▶ Shtypni tastin . ose / për të caktuar periudhën (0–99 orë) pas së
cilës duhet të kryejnë rotacionin njësitë e brendshme.
Cilësimi bazë: Njësitë e brendshme kryejnë rotacion çdo 10 orë.
▶ Konfirmoni me tastin .
▶ Shtypni tastin . ose / për të caktuar temperaturën maksimale:
– 26... 32 °C: Kur arrihet temperatura e caktuar, të dyja pajisje
ndizen në modalitet ftohjeje. Funksioni i rotacionit ndërpritet deri
sa arrihet 24 °C.
– --: Nuk ka temperaturë maksimale për ndalimin e funksionit të
rotacionit.
▶ Konfirmoni me tastin .
▶ Shtypni tastin . ose / për të caktuar temperaturën maksimale:
– 5... 15 °C: Kur të arrihet temperatura maksimale, të dy pajisjet
ndizen në modalitetin e ngrohjes. Funksioni i rotacionit ndërpritet
deri sa arrihet 24 °C.
– --: Nuk ka temperaturë minimale për ndalimin e funksionit të
rotacionit.
▶ Konfirmoni me tastin .
▶ Përcaktoni cila njësi e brendshme ndizet e para (A ose B).
▶ Konfirmoni me tastin .
Për sa kohë që funksioni i rotacionit është aktiv, njësitë e brendshme
punojnë me alternim, duke filluar me njësinë e brendshme A ose B.
Për ta ndryshuar njësinë e brendshme para kohe:
▶ Shtypni tastin K.
Nëse një njësi e brendshme ka problem, pulson simboli përkatës A/B në
ekran. Njësia tjetër e brendshme merr automatikisht përsipër punën.
4 Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
4.1 Ndërrimi i baterive
Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i
baterive të karikueshme.
▶ Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 7).
▶ Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë.
▶ Rivendosni kapakun e folesë së baterive.
4.2 Pastrimi
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta.
▶ Pastrojeni pultin me një leckë të butë pastrimi.