EasyManua.ls Logo

Bosch Climate 5000 L - Page 121

Bosch Climate 5000 L
152 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Zgjidhja e problemeve
121
Climate 5000 L • Climate 5000i U/L – 6721841496 (2024/06)
Pastrimi dhe mirëmbajtja e njësisë së brendshme dhe të jashtme
duhen kryer vetëm nga një kompani e miratuar e specializuar.
4.3 Pastrimi i filtrave të ajrit
KËSHILLË
Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Kontrollojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe pastrojini nëse është nevoja.
Pastrojini gjithnjë përpara dhe pas shkëputjes së zgjatur nga puna.
Fikni njësinë e brendshme.
Nxirrni filtrin e ajrit ( figura 8).
Lajeni filtrin e ajrit me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë dhe
thajeni në hije.
4.4 Heqja e gjatë nga puna dhe rivënia
në punë
4.4.1 Mirëmbajtja përpara heqjes së gjatë nga puna:
Pastroni ajrin e njësisë së brendshme.
reni ventilatorin e njësisë së brendshme të punojë për rreth 24 orë
në modalitetin e ventilimit në mënyrë që të thahet pjesave
brendshme e pajisjes.
Fikeni pajisjen e brendshme dhe shkëputeni nga korrenti.
Mbrojini pajisjet nga pluhuri.
Kontrollojeni njësinë e jashtme në intervale të rregullta. Në rast
avarie kontaktoni me shërbimin e klientit ose një teknik të autorizuar
servisi.
4.4.2 Mirëmbajtja pas kohëve të gjata pa punë
Fshijeni grilën e hyrjes së ajrit me një leckë të pastër dhe të thatë, në
mënyrë që njësia e brendshme të mos fryjë jashtë pluhurin e
mbledhur.
Sigurohun që hyrja e ajrit dhe dalja e ajrit të jenë të lira dhe pa
pengesa.
Kontrolloni të gjitha kabllote dhe lidhni ushqimin elektrik.
Nëse është nevoja, sigurohuni që filtri i ajrit është instaluar.
5 Zgjidhja e problemeve
5.1 Gabimet me tregues (Self diagnosis functionSelf
diagnosis function)
Nëse ndodhin gabime gjatë funksionimit, llambat pulsojnë për një
periudhë të zgjatur kohe ose ekrani tregon një kod gabimit (p.sh.
EH 02).
Nëse ndodh një gabim për më shumë se 10 minuta:
Ndërprisni korrentin për pak dhe ndizeni sërish njësinë e
brendshme.
Kur një defekt nuk mund të mënjanohet:
Telefonojini shërbimit të klientit dhe jepini kodin e gabimit dhe të
dhënat pajisjes.
5.2 Gabime pa tregues
Nëse ndodhin gabime gjatë funksionimit të cilat nuk mund të shmangen:
Telefonojini shërbimit të klientit dhe raportoni gabimin dhe të dhënat
e pajisjes.
Problemi Shkaku i mundshëm
Rendimenti i njësisë së brendshme është shumë
i dobët.
Temperatura e caktuar është shumë e lartë ose e ulët.
Filtri i ajrit është i ndotur dhe duhet pastruar.
Ndikim i pafavorshëm i ambientit mbi njësinë e bendshme, p.sh. për shkak të pengesave përpara
daljeve të ajrit të pajisjeve, për shkak të dyerve/dritareve të hapura në ambient apo për shkak
burimeve të forta të nxehtësisë në ambient.
Funksionimi me zhurmë të ulët është aktivizuar dhe pengon fuqinë e plotë.
Njësia e brendshme nuk ndizet. Njësia e brendshme ka një mekanizëm mbrojtës kundër mbingarkimit. Rindezja e njësisë së
brendshme mund të marrë 3 minuta.
Kanë rënë bateritë e telekomandës.
Është aktivizuar kohëmatësi.
Modaliteti i punës ndryshon nga ftohja apo
ngrohja në modalitet ventilatori.
Njësia e brendshme ndryshon modalitetin e punës për të parandaluar formimin e brymës.
Temperatura e caktuar arrihet përkohësisht.
Njësia e brendshme krijon mjegull të bardhë. Në rajone me lagështirë, diferenca e madhe në temperaturë mes njësisë së brendshme dhe ajrit të
kondicionuar mund të shkaktojë mjegull të bardhë.
Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme krijojnë
mjegull të bardhë.
Nëse modaliteti i ngrohjes punon direkt pas shkrirjes automatike, mund të krijohet mjegull e bardhë
për shkak të lagështisë së shtuar.
Njësia e brendshme dhe e jashtme bëjnë zhurmë. Një zhurmë si fishkëllimë në njësinë e brendshme mund të ndodhë kur rrjeta e ajrit rivendos
pozicionin e vet.
Një fishkëllimë e lehtë gjatë funksionimit është normale. Kjo shkaktohet nga rrjedhja e freonit.
Një zhurmë kërcitëse mund të ndodhë kur pjesët metalike dhe plastike pajisjes bymehen apo
tkurren gjatë ngrohjes/ftohjes.
Njësia e jashtme bën zhurma të ndryshme gjatë punës, që janë normale.
Njësia e brendshme ose e jashtme lëshon pluhur. Për periudha të gjata të lëna pa punë mund të mblidhet pluhur në pajisje nëse nuk e mbuloni.
Erë jo e mirë gjatë funksionimit. Erërat e këqija nga ajri mund të penetrojnë e të përhapen nëpër pajisje.
Filtri i ajrit mund të ketë marrë myk dhe duhet pastruar.
Ventilatori i njësisë së jashtme nuk punon gjithë
kohës.
Për funksionim optimal, ventilatori kontrollohet me tjetër formë.

Other manuals for Bosch Climate 5000 L

Related product manuals