EasyManua.ls Logo

Bosch TR4000 - Fikja; Ndezja; Pastrimi; Përdorimi

Bosch TR4000
124 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Udhëzimet e përdorimit
TR4000 | TR4000R – 6720876021 (2022/04)
84
Temperatura e ujit në dalje të rubinetit varet nga qarkullimi i ujit
5 Udhëzimet e përdorimit
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet e detajuara të sigurisë në
fillim të këtyre udhëzimeve!
E rëndësishme: Pajisja nuk duhet të ekspozohet asnjëherë
ndaj ngricës!
PARALAJMËRIM
Rrezik goditjeje elektrike!
Nëse ndodh avari fikni menjëherë furnizimin nga rrjeti elektrik
(TR4000 5 ET, TR4000 6 ET, TR4000 6 EB, TR4000 8 ET,
TR4000 8 EB) ose shkëputni spinën nga rrjeti elektrik
(TR4000 4 ET, TR4000R 4 ET).
Mbyllni menjëherë furnizimin me ujë të ftohtë në pajisje
nëse ajo rrjedh.
6Përdorimi
Bojlerët elektronikë me qarkullim të vazhdueshëm të kësaj
serie funksionojnë mënyrë automatike.
6.1 Ndezja
Hapeni rubinetin plotësisht. Bojleri elektronik me qarkullim
të vazhdueshëm ndizet. Uji ngrohet ndërsa qarkullon
përmes pajisjes. Pajisjet mbi lavaman TR4000 6 EB dhe
TR4000 8 EB kanë një tregues funksionimi automatik.
Treguesi i funksionimit ndizet në të verdhë në gjysmë fuqie
dhe në të kuqe në fuqi të plotë, në varësi të shpejtësisë së
qarkullimit të ujit.
6.2 Fikja
Mbyllni rubinetin dhe pajisja do të fiket.
6.3 Rregullimi i temperaturës së ujit
Hapni rubinetin plotësisht dhe pajisja ndizet.
Tani rritni temperaturën e ujit duke ulur qarkullimin e ujit.
Informacion: Në dimër, temperatura e furnizimit me ujë mund
të jetë më e ulët, prandaj nuk do të arrihet temperatura e ujit në
dalje të rubinetit. Vazhdoni siç përshkruhet te “Lidhja e ujit”.
7 Pastrimi
Mos përdorni për pastrim detergjente acide ose gërryese!
Mos përdorni pastrues me avull.
Pastrojeni pajisjen nga jashtë me një agjent pastrues të
butë.
Pastroni papastërtitë dhe depozitimet e çmërsit në filtrin e
aeratorit.

Table of Contents

Other manuals for Bosch TR4000

Related product manuals