EasyManua.ls Logo

Bosch TRONIC TR1000T80B - Termodezinfektimi; Termostati I Sigurisë

Bosch TRONIC TR1000T80B
232 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të miratuar)
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/03)
184
Lironi vidat fiksuese të flanxhës [1].
Hiqni flanxhën [2].
Kontrolloni anodën e magnezit [3] dhe ndërrojeni nëse
është nevoja.
fig. 14 Hyrja në brendësi dhe identifikimi i komponentëve
[1] Vidat fiksuese të flanxhës
[2] Flanxha
[3] Anoda e magnezit
8.4 Termodezinfektimi
RREZIK
Rreziku i përvëlimit!
Gjatë pastrimit të rregullt, uji i ngrohtë mund të shkaktojë
përvëlim të rëndë.
Merrni këto masa jashtë orarit normal të punës.
Mbyllini të gjithë rubinetat e ujit të ngrohtë.
Paralajmëroni të gjithë banorët për rrezikun nga përvëlimi.
Çojeni termostatin në temperaturën maksimale, kthejeni
rregullatorin e temperaturës majtas derisa të ndalojë (
Fig. 6)
Prisni sa të fiket treguesi ON.
Hapini të gjithë rubinetat e ujit të ngrohtë, filloni me
rubinetin më pranë depozitës së ujit të ngrohtë për banesa,
lëreni të gjithë ujin e ngrohtë të shkarkohet për të paktën
3minuta.
Mbyllini rubinetat e ujit të ngrohtë dhe caktojeni
termostatin në temperaturën normale të punës.
8.5 Termostati i sigurisë
Pajisja vjen me një pajisje sigurie automatike. Nëse për çfarëdo
arsyeje temperatura e ujit në pajisjen kryesore ngrihet mbi
nivelin e sigurisë, kjo pajisje sigurie ia ndërpret korrentin
pajisjes kryesore, duke parandaluar ndonjë aksident të
mundshëm.
RREZIK
Rreziku i elektroshokut!
Termostati duhet të resetohet vetëm nga një person i
autorizuar! Kjo pajisje duhet resetuar manualisht dhe vetëm
pasi të jetë eliminuar problemi që e ka bërë të aktivizohet.
Për të resetuar pajisjen:
Hiqeni pajisjen nga korrenti.
Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni.
Kontrolloni lidhjet elektrike.
Shtypni butonin në pajisjen e sigurisë.
fig. 15 Termostati i sigurisë (Tronic 1000T)

Table of Contents

Related product manuals