EasyManua.ls Logo

CYBEX SOLUTION B2-FIX+ - Page 93

CYBEX SOLUTION B2-FIX+
130 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
91
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses së
kokës (c). Çojeni mbështetësen e kokës (c) në mënyrë që të ketë një hapësirë
maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës
dhe mbështetëses së kokës (c).
💡
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni

"KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë të kuqe të kalimit të rripit të
prehërit (f) në sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (f).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (g) derisa
të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga tre pjesë (mbështetësja e
kokës, mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto mbahen në pozicion në
disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës
mund të hiqen një nga një.
Për t’i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
💡
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program
delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos
e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën
tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i

dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të
gjenden në faqen tonë të internetit
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
SQ

Table of Contents

Related product manuals