SHQIP
95
Pompa duhet të vendoset në një pozicion të qëndrueshëm brenda një pusi mbledhës ose gjithsesi në pikën më të
ulët të lokalit të instalimit.
Parashikoni që pusi i vendosjes të ketë përmasa minimale si vlerat e mëposhtme:
Përmasat bazë minimale. (mm) 150x150 / Lartësia min. (mm) 800 Fig 2
Pusi duhet të përmasohet gjithnjë edhe në lidhje me sasinë e ujit që vjen dhe me prurjen e pompës, në mënyrë që
motori të mos i nënshtrohet ndezjeve/orë të tepërta, këshillohet rreptësisht të mos tejkalohen 20 ndezje/orë.
Pompa duhet të instalohet në pozicion vertikal!
7. LIDHJA ELEKTRIKE
Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet tek pompa kufizon thellësinë maksimale të zhytjes në
përdorimin e vetë pompës. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual tabela 3.
8. NDEZJA
Mekanizmi elektronik e komandon automatikisht ndezjen dhe fikjen (ON/OFF) e pompës në funksionim të kërkesës për ujë nga ana e
përdoruesit.
Mekanizmi elektronik e mbron aplikacionin nga funksionimi në të thatë
Faza e mbushjes: në fazën e mbushjes, pompa bën katër tentativa prej 30” (motori ON) të ndara nga pauza prej 3”
(motori OFF). Në rast se mungon uji, pompa ndalon për një orë e më pas bën një tentativë të re bushjeje. Nëse kjo
tentativë dështon, pauza bëhet prej 5 orësh, pra aplikacioni e përsërit tentativën e mbushjes çdo 24 orë derisa niveli i
ujit të bëhet i mjaftueshëm për të lejuar funksionimin normal
Funksionimi Normal: në qoftë se, gjatë funksionimit, për 40” konsumi i ujit është më i ulët se prurja minimale, pompa
shkon në alarm e ndalon për 1 orë. Pas kësaj, në qoftë se niveli i ujit mbetet i pamjaftueshëm, pompa hyn në fazën e
mbushjes
Mekanizmi elektronik e mbron pompën nga defektet tek Valvula e Moskthimit (NRV), zakonisht të shkaktuara nga koret me papastërti e
me rërë. Koret e pengojnë valvulën e moskthimit që të mbyllet, pra aplikacioni vazhdon të funksionojë edhe në mungesë të ujit. Në
rastin tonë, pompa fiket automatikisht çdo orë; nëse gjithçka është normale, përdoruesi vëren vetëm një ulje shumë të lehtë të trysnisë
që zgjat pak sekonda. Përkundrazi, nëse NRV (valvula e moskthimit) është bllokuar, pompa shkon në alarm e mund të rifutet në
funksionim vetëm pasi të eliminohen shkaqet e bllokimit.
Kontrolli i prurjes:
Kontrolli i prurjes e çaktivizon pompën në rast se nuk merret ujë. Në rast se ka rrjedhje nga ana e trysnisë (p.sh. rubineti i
ujit ose tubi fleksibël që nuk është i papërshkueshëm), pompa ndizet e fiket me intervale të shkurtra kohore. Në qoftë se
pompa ndizet e fiket më shumë se 7 herë në 2 minuta (në rast rrjedhjeje < 6 l /h), kjo do të fiket krejtësisht. Pasi
eliminohet rrjedhja nga ana e trysnisë, hiqeni dhe vëreni pompën me qëllim që të jetë e mundur të përdoret sërish.
Situata ideale e punës është me pompën e zhytur tërësisht; megjithatë sistemi i ftohjes së motorit lejon, për periudha të
shkurtra, përdorimin deri në lartësinë minimale të thithjes (50 mm).
Pompa është e pajisur me një filtër kundër depozitimeve të prodhuar me çelik inoksidabël.
9. MASA PARAPRAKE
RREZIK NGRIRJEJE: kur pompa mbetet e pandezur në temperaturë më të ulët se 0°C, duhet të siguroheni që të mos
ketë mbetje ujore, e cila duke ngrirë mund të krijojnë krisa në pjesët plastike.
Në qoftë se pompa është përdorur me lëndë që anojnë të depozitohen, ose me ujë të kloruar shpëlajeni pas përdorimit,
me një hedhje uji të fuqishme në mënyrë që të shmanget formimi i depozitimeve ose i koreve që do t’i reduktonin
karakteristikat e pompës.
10. MIRËMBAJTJA E PASTRIMI
Elektropompa gjatë funksionimit normal nuk kërkon asnjë lloj mirëmbajtjeje. Në çdo rast, të gjitha ndërhyrjet e riparimit
dhe mirëmbajtjes duhet të kruhen vetëm pasi ta keni shkëputur pompën nga rrjeti i ushqimit me energji elektrike. Kur e
ndizni përsëri pompën, sigurohuni që të jetë gjithnjë i montuar filtri i thithjes në mënyrë që të mos krijohet rrezik ose
mundësi për kontakt rastësor me pjesët në lëvizje.