EasyManua.ls Logo

LG FH2U2HDN Series - Ndarja E Rrobave

LG FH2U2HDN Series
341 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
17
Ndarja e rrobave
1
Kontrolloni për etiketë kujdesi në rrobat tuaja.
Kjo do t'ju tregojë rreth përmbajtjes të copës
ose rrobës dhe si duhet larë.
Simbolet mbi etiketat e kujdesit.
Temperatura e larjes
Larje normale në lavatriçe
Shtypje permanente
Delikate
Larje me dorë
Mos laj
2
Ndarja e rrobave.
Për rezultate më të mira, ndajini rrobat në
ngarkesa që mund të lahen me të njëjtin cikël
larjeje.
Copat e ndryshme duhet të lahen në
temperatura dhe shpejtësi centrifuge të
ndryshme.
Gjithmonë ndajini ngjyrat e errëta nga ngjyrat e
çelura dhe të bardhat. Lajini veç pasi mund të
ndodhë kalim i bojës dhe pushit duke shkaktuar
çngjyrim të copave të bardha dhe me ngjyra të
çelëta. Nëse është e mundur, mos i lani rrobat
e ndotura shumë me ato të ndotura pak.
Ndotja (Shumë, Normal, Lehtë)
Ndajini rrobat sipas shkallës të ndotjes.
Ngjyra (Të bardha, Të çelura, Të errëta)
Ndajini rrobat e bardha nga rrobat me
ngjyra.
Push (Krijues pushi, Grumbullues)
Lani veç rrobat që lëshojnë push dhe që
mbledhin push.
3
Kujdesi para mbushjes.
Kombinoni gjërat e mëdha dhe të vogla në një
ngarkesë. Më parë futni gjërat e mëdha.
Gjërat e mëdha nuk duhet të jenë më shumë
se gjysma e ngarkesës totale të larjes. Mos lani
vetëm një gjë. Kjo mund të shkaktojë ngarkesë
të pabalancuar. Shtoni një ose dy gjëra të
ngjashme.
Kontrolloni të gjitha xhepat për t'u siguruar që të
jenë bosh. Gjërat si gozhdët, kapëset e okëve,
shkrepset, lapsat, monedhat dhe çelësat mund
të dëmojnë lavatriçen dhe rrobat tuaja.
Mbyllni zinxhirët, kapuçët dhe rripat për t'u
siguruar që këto gjëra të mos kapen nëpër
rrobat e tjera.
Trajtoni përpara papastërtitë dhe njollat duke
fërkuar një sasi të vogël detergjenti të tretur
në ujë mbi njolla për të ndihmuar në heqjen e
njollës.
Kontrolloni egrat e guarnicionit elastik (gri) dhe
hiqni çdo gjë të vogël.
Kontrolloni brenda kazanit dhe hiqni çdo gjë
nga larja e mëparshme.
Hiqni të gjitha rrobat ose gjërat nga guarnicioni
elastik për të mos lejuar dëmtimin e rrobave
dhe guarnicionit.
SHQIP

Table of Contents

Related product manuals